Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Përse udhëtojë shqiptarët drejt Italisë? Për ‘turizëm kriminal’ Empty Përse udhëtojë shqiptarët drejt Italisë? Për ‘turizëm kriminal’

Tue 24 Dec 2013 - 19:13
Në një raport të përpiluar nga policia italiane, shqiptarët shquhen si hajdutët më të mëdhenj dhe më të zotët. Të dhënat kanë treguar se vjedhjet më të mëdha në këtë vend janë bërë nga grupe shqiptarësh, të cilët udhëtojnë drejt Italisë lirisht me pasaportë dhe sapo arrijnë të përfitojnë diçka nga grabitjet,
kthehen sërish në vendin e tyre.Mënyrë sesi shqiptarët veprojnë, nga mediat italiane është quajtur “turizëm kriminal”. Por, jo për të gjithë shqiptarët plani shkon mirë, pasi një pjesë e tyre është arrestuar. Rasti më i fundit ka qene ku, tre të rinj shqiptarë u arrestuan në Firence para pak ditësh, pasi kishin vjedhur disa bizhuteri ari në një shtëpi. Policia dhe karabinierët ishin në gjurmët e tyre, pasi makina e tyre ishte parë në të lëvizte në shumë lagje.

Te sendet e grabitura përfshiheshin edhe një tufë lulesh. Tri shqiptarët e arrestuar janë Arben Shabani, 30 vjeç, 19 vjeçari Klaudio Perndreka dhe Elvis Gjergi, 30 vjeç. Dy prej tyre kishin mbërritur në Itali kohët e fundit (për "turizëm kriminal”), ndërsa tjetri ishte për kohë të gjatë në Firence.

Hajdutët shqiptarë në Reggio Emilia punojnë në grupe dhe pasi ndajnë krahinën nisin ekspertizën nëpër shtëpi e biznese. Mallra me vlerë 50 mijë euro ishin gati për në drejtim të Shqipërisë, ndoshta për t'u "ricikluar" si dhurata e Krishtlindjeve, ndërsa u bllokuan edhe 8 mijë euro në para të gatshme dhe u kapën disa shqiptarë.

Policia në Fiorano ka gjetur makinën e hajdutit akrobat shqiptar, i cili hidhej nga një apartament në tjetrin. Besmir Doci, 24 vjeç, emigrant ilegal shqiptar ka me precedentë të veçanta për vjedhje të ngjashme të kryera në Italinë e Nesme. Makina, një “Audi TDI 6 Boot Record 3000” përdorej për grabitjet, ndërsa brenda saj u gjet një shkop, një çekiç, një levë, një laptop, dorashka të reja dhe dy çanta të plota me mallra të vjedhura si bizhuteri, sende ari etj. Në Frasati u kap një 33-vjeçar shqiptar që kishte grabitur një shtëpi. shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi