Si jetojnë të varfrit në Amerikë?
Fri 27 Dec 2013 - 23:22
Një në shtatë amerikanë jetojnë nën kufirin e varfërisë. Shifra jozyrtare është dhënë gjatë diskutimeve qeveritare në Senat. Programi i qeverisë për bonot e ushqimit u shkurtua në fillim të nëntorit. Për shumë kjo do të thotë rrezikim i ekzistencës. Mary Jones qëndron ulur në zyrë. Bashkë me të Michael Flowers, një 58-vjeçar, i cili për herë të parë shkon në “Greater Birmingham Ministries”, ose magazina ushqimore për të varfrit, që njihet si një institucion për njerëzit në nevojë. Shtresat në nevojë shkojnë aty të marrin ushqime, ndërsa Michael Flowers shkon të marrë bonot e ushqimit. Deri më tani me këto bono ai mund të blinte për rreth 200 dollarë në muaj ushqime; me shkurtimet e bëra, ai ka 11 dollarë më pak, shumë para të humbura për amerikanin në nevojë. Michael është i papunë, nuk merr asistencë, pra nuk ka asnjë të ardhur. Për një 58-vjeçar, në këto kohë krize është shumë e vështirë gjetja e një pune. Bizele, fruta të konservuara, mish në “Greater Birmingham Ministries” të varfrit shkojnë të marrin çdo 90 ditë një trastë me ushqime. Më shpesh nuk është e mundur, sepse ka radhë shumë të gjata. Mary Jones tregon se “një familje me tre anëtarë merr një që ne e quajmë ‘trastë e rëndë’. Këtu futen një kuti bizelesh, fruta konservash dhe një copë mish. Ajo punon prej 16 vitesh në këtë institucion, dhe ende pyet: “Si ia dalin njerëzit me kaq pak?”.
Shumë amerikanë janë të varur nga mensat e të varfërve, nga qendra të ndryshme apo institucionet e kishës që shpërndajnë ushqime. Disa kanë një punë disaorëshe dhe marrin bono ushqimi. Por, kjo nuk mjafton. Gati çdo i shtati person jeton nën kufirin e varfërisë. Bonot e ushqimit ekzistojnë që nga vitet 60-të. Para katër vitesh, pas shpërthimit të krizës ekonomike, u rritën për një kohë të caktuar fondet për programin e bonove, si pjesë e një pakete koniunkturore të qeverisë “Obama”. Në fillim të nëntorit këto fonde mbaruan. Pesë miliardë dollarë në vit kursen qeveria me mosvazhdimin e programit, por kjo do të thotë se 47 milionë amerikanë do të kenë më shumë uri. “Për disa, bonot e ushqimit janë gjithçka”
Danielle nuk do të thotë emrin e saj të vërtetë. Edhe sot ajo ka qëndruar një kohë të gjatë në radhë për të marrë një trastë me ushqime. “Për disa vetë bonot e ushqimit janë gjithçka ata kanë”, thotë ajo. Tani që ata marrin 11 apo 13 dollarë më pak kjo është goditje e rëndë për ta. “Në disa vende për kaq para mund të blihen dy pako patatina”. Danielle nuk merr bono, sepse para 13 vitesh ajo u dënua për mbajtje droge. Ndërkohë ajo e ka kryer dënimin, por dosja penale nuk është mbyllur, pavarësisht se sa nevojtare është. “Unë kam probleme me zemrën, tensionin, kam nevojë për ilaçe kundër diabetit, mushkëritë i kam të sëmura, këmbët copë”, ankohet ajo. “Po qe se institucione të tilla nuk do të ekzistonin unë nuk di si do të ushqehesha. Të varfrit bëhen më të varfër. Megjithëse shumë vetë si Danielle nuk i përmbushin kriteret e rrepta, numri i njerëzve që marrin bono ushqimi në shtatë e vitet e fundit është gati dyfishuar në 50 milionë vetë. Kjo shifër është gati sa popullsia e Spanjës.
Republikanët në kongres janë kundër këtij programi: “Ai ndikon që njerëzit të mos angazhohen të gjejnë punë. Por 80% e njerëzve që marrin bonot janë familje me fëmijë, njerëz me aftësi të kufizuara dhe pensionistë. Për këta njerëz nuk ka punë”, thotë Scott Douglas, drejtor i magazinës ushqimore për të varfrit, “Greater Birmingham Ministries”.
“Ka pasur një kohë kur në shtetet jugore kishte punëtorë minierash, të çelikut tregtarë, ndoshta edhe mësues, te të cilët mund të trokisnin të afërmit e varfër. Por sot një punëtor me orë të kufizuara drejtohet te një punëtor tjetër po me orar të kufizuar. Të varfrit bëhen më të varfër-por edhe rrjetet e tyre janë varfëruar”. Shkurtime të tjera në të ardhmen Republikanët duan ta shkurtojnë fondin e ndihmës për të varfrit me 40 miliardë të tjera në 10 vitet e ardhshme. Demokratët janë kundër. Grindja për bonot e ushqimit është arsyeja kryesore, pse është bllokuar “reforma agrare” në SHBA, pjesë e së cilës është edhe programi i bonove. Në një kohë që studimet tregojnë se çdo dollar në bonot e ushqimit gjeneron 9 dollarë aktivitet ekonomik. Për Scott Douglas është e papërfytyrueshme se ç’do të ndodhë në institucionin e tij, kur programi i bonove të ushqimit të shkurtohet edhe më tej.
/Shekulli Online/ E.L./

- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Si jetojnë të varfrit në Amerikë?
Sat 28 Dec 2013 - 1:16
keq kriza po e mbyt kete vend
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi