Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Gjendet kryevepra e Van Dyck

prej Mon 30 Dec 2013 - 20:00
Gjendet kryevepra e Van Dyck Anthonis_van_Dyck_050Një kryevepër e piktorit të famshëm Van Dyck është gjetur në pazar të Nottinghamshire të Anglisë. Piktura që kap vlerën e 400 mijë funteve ishte duke u shitur me çmim prej 400 funteve ndërsa atë e zbuloi prezantuesja Fiona Bruce, e cila së fundmi kishte realizuar një program për Anthony van Dyck. Ajo fillimisht nuk mund të besonte se kjo mund të ishte kryevepra e mjeshtrit belg dhe atë ia tregoi një eksperti të pikturave.

Më vonë u konfirmua se ajo i takonte piktorit të gjykatës së shekullit XVII-të të Anglisë, shkruan gazeta “Daily Mail”. “Është ëndërr e çdokujt që të zbulojë një kryevepër të fshehur”, ka thënë ajo. “Jam shumë e nderuar që gjeta një pikturë të Van Dyck”.

Pjesa, në të cilën shfaqet një gjykatës i Brukselit, besohet se i përket një pikture më të madhe që ishte kompletuar në vitin 1634. Derisa pjesa më e madhe e pikturës ishte shkatërruar në vitin 1695, pjesa ku gjendet portreti kishte shpëtuar dhe ende nuk dihet se si kishte përfunduar në pazarin e qytetit anglez. Ajo ishte blerë për 400 funte nga Fr MacLeod vetëm pse i kishte pëlqyer korniza me ngjyrë ari. shekulli


Gjendet kryevepra e Van Dyck Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi