Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjendet një statujë e Skënderbeut Empty Gjendet një statujë e Skënderbeut

Tue 18 Feb 2014 - 23:01
Message reputation : 100% (1 vote)
Statuja u gjet sot në Qafë Kashar, e hedhur në anë të rrugës. Ajo është rreth 3 metra e lartë

Gjendet një statujë e Skënderbeut Policia-ne-vendngjarje-ne-fshatin-trushe-per-vrasjetNjë statujë e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut është gjetur sot në Qafë Kashar të Tiranës. Mësohet se statuja e Skënderbeut është rreth 3 metra e lartë dhe u pikas fillimisht nga disa banorë të zonës.

Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe rrethoi zonën. Mësohet se kanë nisur hetimet për zbardhjen e origjinës së kësaj statuje. Po kështu, mendohet se statuja mund të jetë hequr nga ndonjë vend dhe më pas është hedhur në vendin ku u gjet.

Policia e zhvendosi statujën nga rruga dhe nuk lejoi që publiku apo gazetarët t’i afrohen asaj. Pritet që shumë shpejt policia të publikojë një deklaratë lidhur me zbulimin e statujës së Skënderbeut dhe të zbardhë detaje rreth origjinës së saj.

/Shekulli Online/E.D./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Gjendet një statujë e Skënderbeut Empty Re: Gjendet një statujë e Skënderbeut

Wed 19 Feb 2014 - 22:06
Misteri i statujës së Skënderbeut

Banori që lajmëroi policinë thotë se, statuja “u hodh nga një kampion që vinte nga Dogana Tiranë"
Gjendet një statujë e Skënderbeut 1618567_608938305846137_195064468_n
Njëlloj si “Kali i Trojës”, para shtëpisë së një banori tek “mbikalimi i Rinasit”, ka mbirë një statujë e Skënderbeut. Statuja nuk është e ngjashme me mijëra statuja të tjera që janë bërë për heroin tonë kombëtar.

Kjo është një shtatore gjysmënjeri dhe gjysmëkalë. Është njëlloj centaur-i (krijesë mitologjike me kokë, krahë, dhe bust njeri dhe trup dhe këmbë kali. Ndryshe nga statuja të tillë klasike ky trupi i kalit është me dy këmbë, në rastin e statujës së Skënderbeut, kali ka dy këmbë.

Sipas njoftimit të policisë kemi të bëjmë me një statujë të dëmtuar në të gjithë diametrin e saj. Por ende nuk dihet asgjë se nga e ka origjinën kjo statujë. Personi që ka lajmëruar policinë për këtë statujë të çuditshme, thotë se, ajo “u hodh nga një kampion që vinte nga Dogana Tiranë”.

/Shekulli Online/F.S./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi