Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Skandal në kazermat italiane, togerët abuzojnë me studentet: Je e virgjër? Empty Skandal në kazermat italiane, togerët abuzojnë me studentet: Je e virgjër?

Sun 5 Jan 2014 - 14:26
Skandal në kazermat italiane, togerët abuzojnë me studentet: Je e virgjër? 20140104_parolisi_2Zyra e Prokurorit Ushtarak në Romë ka përpiluar dosjen në lidhje me abuzimet e bëra në kazermat Clementi në Ascoli Piceno. Deri tani 12 ushtarakë janë nën hetim dhe kryesor është togeri G. M, i cili në fund të ditës i ftonte nxënëset në zyrën e tij, ku sipas akuzës tentonte kontakt seksual.

Në listën e të dyshuarve është përfshirë edhe Salvatore Parolisi, tashmë i dënuar me 30 vjet burg për vrasjen e gruas së tij Melania. Studentët kanë hedhur akuza të rënda ndaj togerëve, që sipas tyre kanë abuzuar seksualisht. Disa prej studenteve tregojnë se janë thirrur në zyrë nga togeri dhe ai i ka thënë: “Duhet të më jepesh një herë mua pastaj instruktorëve të tjerë. Duhet të më thuash nëse je e virgjër apo jo. Dhe nëse je e virgjër duhet të marrim masa”. Studentet që kanë ngritur akuza trgojnë se, ato zgjidheshin nga togerët dhe lajmëroheshin me sms. Ka pasur edhe rast kur ato janë thirrur për të pirë dhe pasi janë dehur, me to është abuzuar.

Ndërsa në akuza togerët shpesh kanë përdorur një gjuhë brutale ndaj studenteve duke i kërcënuar, duke i dhunuar dhe duke i fyer. Togeri G.M., tregojnë studentet i është drejtuar me një fjalor ordiner. Ja disa nga fyerjet dhe sharjet që janë përfshirë në dosjen e ngritur kundër tij: “Sillu mirë se do të të pështysh gjak; më dukeni si dele, ju e dini se çfarë bën bariu me delet ...; Më ke mërzitur ... ju jeni një shtëpiake nuk jeni e përshtatshëm për jetën ushtarake , ose keni ndonjë proshutë në mes të këmbëve; Balena ... pula, ushqim për fëmijë, ju jeni të gjithë z ... ".

/Shekulli Online/ E.L./

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi