Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ja pse gjinia e kundërt nuk ju vëren Empty Ja pse gjinia e kundërt nuk ju vëren

Sun 5 Jan 2014 - 15:15
Ju duket ndonjëherë se jeni plotësisht të padukshëm për gjininë e kundërt? Ndoshta ju pavetëdije i vështirësoni gjërat që t’ju afrohet dhe të zbulojë se sa është e shkëlqyeshme njohja me ju. Qëndrimi dhe gjuha e trupit janë sinjale shumë të rëndësishme të cilat mund ta nxisin mashkullin t’u afrohet apo shikon në periudhë të gjatë.Edhe pse ju duket se nuk thyeni asnjë rregull të tërheqjes së personit të gjinisë tjetër, assesi nuk njihni fytyra të reja dhe partnerin potencial për shoqërim apo për diçka më serioze. Keni hedhur buzëqeshje të gjerë, bisedoni me miqtë, vallëzoni, dërgoni sinjale të ndryshme, por asgjë nuk po ndodh. Ku gjendet problemi? Në vazhdim do t’i paraqesim disa gjëra të cilat me siguri që “pengojnë” pjesëtarin e gjinisë së kundërt që t’ju afrohet.

Jeni të rrethuar me grupin e shokëve: Shumë shok rreth jush do të thotë edhe vlerësimi dhe gjykimi më i madh dhe më shumë dëshmitar të pa suksesit të mundshëm, që meshkujve kurrsesi nuk u tingëllon mirë dhe nuk u jep kurajo për ndërmarrjen e hapit të parë. Vetëm më të fortit do të guxojnë që t’u afrohen nëse jeni në shoqëri të madhe.

Jeni tepër tërheqëse: Sa do që të tingëllojë mirë dhe të ushqejë vetëbesimin tuaj, pamja atraktive mund të dekurajojë mashkullin që t’ju afrohet. Duke parë se nuk ka kurrfarë shanse për sukses, dhe nuk do të tentojë asgjë. Në këtë rast shpesh dërgohen miqtë që ta “shikojnë situatën” dhe të mund t’i sigurojnë nga mos suksesi i mundshëm.

Dukeni “e dehur”: Vallëzimi joshës rreth hekurit mund të ketë efekt të kundërt nëse kjo u shërben si mbështetje që mos ta humbisni baraspeshimin dhe mos të rrëzoheni në dysheme. Përveç që do t’i shkaktoni dëm pamjes suaj, në gjendje “të të dehurës” më shumë do të tërhiqni persona me qëllime jo serioze.

Pamja e pakujdesshme: Me pamjen e parregulluar me shumë sukses do të largoni secilin kandidat “normal”. Por, me pamjen e pakujdesshme nënkuptojmë edhe tepricën, me rroba, këpucë, grim dhe aksesorë. Askush nuk do t’ju kuptojë seriozisht nëse dukeni se jeni veshur si për karnaval. Sikur që këshillojnë njohësit e modës, “pak është shumë”.

Dukeni e paprekshme: Qëndrim serioz i cili lë përshtypjen se askush nuk është i denjë për ju nuk është i mirë dhe vështirë mund të tërheq persona në afërsinë tuaj, për dallim nga ajo me buzëqeshje në fytyrë e cila dërgon “vibrime” të mira dhe tërheq personi nga gjinia tjetër të vijë në afërsinë tuaj.

Jeni në shoqëri të mashkullit: Edhe pse jeni në shoqëri të mashkullit të cilit vetëm e keni shok, pjesëtarët e gjinisë tjetër nuk do të dëshironin që të rrezikojnë. Më shumë do të preferonin të luanin në të sigurt dhe do t’i drejtoheshit të tjerave, atyre pa meshkujt në afërsi.

Mbani unazë: Shumica e meshkujve nuk e dinë se në cilin gisht mbahet unaza e martesës, kështu që në rast që mbani unazë e cila duket si e martesës apo fejesës kështu ndoshta dërgoni sinjale të gabuara.

Dukeni si e zënë: Nëse jeni të preokupuara me bisedën me personat tjerë apo me ndonjë punë tjetër dhe dukeni se po kënaqeni shumë, janë shumë të vogla mundësitë që mashkulli t’u pengojë. Përkundrazi, nëse veproni se jeni mërzitur në atë shoqëri dhe kërkoni person për bisedë, do t’i hapeni dyert që t’ju afrohen.

Jeni e paarritshme: Meshkujt e pranojnë që më së shpeshti e presin shkuarjen e të përzgjedhurës së tyre deri te shanku apo në toalet në mënyrë që t’i afrohen kur është e vetme dhe më lehtë mund të bisedohet me të. Por, në qoftë se vraponi me shpejtësinë e rrufesë apo me vete merrni edhe “truprojë”, i mbyllni hapësirat për veprim më të lirë. Kështu që mos u nguteni nëse radha para shankut është e madhe, pasi që ndoshta në fund mbrëmja do t’ju zbukurohet.

Pra, këto janë disa gjëra që duhet t’i keni parasysh në qoftë se dëshironi që pjesëtari i gjinisë së kundërt t’ju vërejë. Nëse deri më tani keni bërë disa prej tyre, atëherë këto më nuk duhet t’i bëni, natyrisht nëse dëshironi që të jeni me një mashkull, kjo varet pra nga ju.shqipmedia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi