650 mije euro per 1 pasaporte evropiane
Tue 7 Jan 2014 - 21:54
Firma britanike, “Henley & Partners” do t’i sjellë buxhetit të shtetit të Maltës dhjetëra milionë euro, për të pajisur 20 mijë qytetarë me pasaporta të reja, të Bashkimit Evropian. Kjo skemë do t’i sigurojë vendit të vogël mesdhetar një shumë prej një miliardë eurosh, ndërkohë që buxheti vjetor i këtij shteti është tre miliardë euro. Malta do të shesë 1 800 pasaporta, ku një pasaportë kushton 650 mijë euro. Çdo person që dëshiron të blejë një tjetër pasaportë përveç të tijës, ajo kushton nga 25 mijë deri në 50 mijë euro, nga të cilat 4% i merr qeveria për buxhetin e shtetit. Pasaporta tjetër mund të blihet për të afërmit mbi moshën 26 vjeç, raporton "euobserver".
Personat që do të blejnë pasaportat evropiane do të kenë mundësi që të qarkullojnë lirshëm në 28 vendet e Bashkimit Evropian. Duke blerë pasaportën, ata blejnë edhe të drejtën që të lëvizin në 69 shtete të tjera, të cilat nuk janë pjesë e BE-së, ku bëjnë pjesë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke iu nënshtruar kontrolleve minimale të sigurimit, që kërkojnë paktet e udhëtimit të Maltës. Disa nga këta shtete e kanë si rregull që, personat të cilët shkojnë për të jetuar atje, duhet që së paku të jetojnë disa vjet në atë shtet, dhe më pas të aplikojnë për të përfituar shtetësinë.
Rregullat detyrojnë qytetarët e Maltës që të vizitojnë shtetin e tyre dhe të betohen “për besnikëri”. Të njëjtat rregulla i detyrojnë maltezët që të blejnë ose të marrin me qira pasuri të patundshme malteze, si dhe të blejnë instrumente financiare, të tilla si aksione ose obligacione, të cilat mund të detyrojnë ata që të vizitojnë dy ose tre herë më shumë vendin e tyre, pasi u del nevoja që të nënshkruajnë dokumentet përkatëse.
/Shekulli Online/ E.B./

- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: 650 mije euro per 1 pasaporte evropiane
Tue 7 Jan 2014 - 22:43
sa shtrenjt
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: 650 mije euro per 1 pasaporte evropiane
Wed 8 Jan 2014 - 16:27
Me pak fjale: 650 000 euro per nje pashaporte "mafjoze"!!!
-Se vetem mafjozat kane aq leke...
-Se vetem mafjozat kane aq leke...
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi