Rama: Sherbim falas per femrat e dhunuara
Tue 7 Jan 2014 - 22:01
“Sot për herë të parë çështja e dhunës ndaj vajzave dhe grave adresohet si një problem jo vetëm i tyre. Për herë të parë kjo çështje shikohet në aspektin e detyrimit të burrave për t’u përfshirë në një beteje që nuk është beteja e viktimave të dhunës, por është beteja e të gjithë atyre, të cilët kanë detyrimin që të bëhen bashkë për ta penguar dhunën”. Kështu u shpreh sot kryeministri i vendit, Edi Rama, përgjatë fjalës së tij në konferencën “Aktivizim kundër dhunës ndaj gruas”, e cila po mbahet në ambientet e hotel "Tiranës”, këtu në kryeqytet.
Rama deklaroi se duhet një ndihmë e menjëhershme për viktimat e dhunës në familje dhe shprehu angazhimin e qeverisë për realizimin e shërbimit të ndihmës falas për viktimat e dhunës në familje.
“Kemi një barazi ndërmjet burrave dhe grave dhe kjo gjë po vazhdon në të gjitha nivelet e qeverisjes. Jo vetëm në institucionet shtetërore, por edhe në ato private. Unë jam shumë krenar që ne kemi sot një qeveri, e cila ka një pjesëmarrje shumë të lartë të grave në qeverisje, por kjo është vetëm maja e një ajsbergu, që sa më poshtë të shkosh, aq më shumë zbehet shkëlqimi. Ndaj dhe duhet të punojmë fort në këtë pikë”, -tha më tej kreu i qeverisë.
Rama theksoi se problemi nuk zgjidhet duke u mbledhur nëpër konferenca, por duke dëgjuar nga afër problemet e femrave të dhunuara dhe t’u jepet atyre një zgjidhje.
“Çdo formë dhune ndaj femrave apo vajzave, është një dhunim i të drejtave të njeriut. Ka shumë fusha në të cilat Shqipëria ka bërë progres, por vetëm në këtë fushë kemi regres. Dhuna ndaj grave nuk legjitimohet, por kjo na bën të gjithëve bashkëfajtorë. Betejën ndaj dhunës së grave duhet ta shtrijmë në krijimin e koalicioneve politike, ekonomike dhe shoqërore, të cilat janë tepër të nevojshme për këtë fenomen. Barazia gjinore nuk është një zemërgjerësi ndaj grave, por është motori i zhvillimit të shoqërisë. Aty ku ka ekonomi të fortë, ka barazi të fortë, aty ku ka zhvillim ekonomik dhe social, ka jo vetëm barazi gjinore të fortë, por ka dhe grua të fortë”, -përfundoi Rama. shqiperia
- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Re: Rama: Sherbim falas per femrat e dhunuara
Tue 7 Jan 2014 - 22:25
hahahaha kush e paka thene ky qe kur e rrahu rudina magjistarin e nxiu fae nga syte
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Rama: Sherbim falas per femrat e dhunuara
Wed 8 Jan 2014 - 16:43
Qe te thuash "Sherbim falas per femrat e dhunuara", behesh mbeshtetes i dhunimit te femrave!
...nuk e di nese "kritiket jane idiota", por di qe kritiket jane keshilltare!
Qysh "sherbim falas"?!
Qe te mos kete femra te dhunuara do te thote te mos kete as sherbim falas dhe lesh me qime...
Pra, qendron nje mos-qartesim ketu!...
Per femrat e dhunuara pershtatja e drejtesise eshte "demshperblimi"...
Ndersa "sherbimi falas" eshte nje veprim sa per t'u mbyllur gojen, ose per t'u hedhur hi syve!...
Udheheqja deshmon kulture dhe nuk edukohet kultura duke patur femra te dhunuara!
...ndersa ju thoni "sherbim falas"!!!
Domethene, duhet te haje drru femra qe te sherbehet?!

Wed 8 Jan 2014 - 21:38
Une se kuptoj sherbim falas thote pasi ha dajakun mire e mire nje femer nga burri i saj..Shteti ku eshte ta parandaloj kete!? Dhe e dyta dhe jam dakort me Luanin ketu ca ta bej sherbimin falas mbas dhunes kur ne fakt ajo (femra) do kthehet prap atje ne vendin ku u dhunua tek personi qe u dhunua (zakonisht kjo ndodh) dhe nese mashkulli dhunues eshte mbajtur ne burg per dhunen e kryer (disa mujore e shumta) mbas kesaj si e perballon jeten kjo femer,si mund te jetoj?!
- Luan_ValikardiKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 39
Postime : 21456
Anetaresuar : 28/08/2010
Re: Rama: Sherbim falas per femrat e dhunuara
Thu 9 Jan 2014 - 18:06
Nese perkthehej thenja "sherbim falas per femrat e dhunuara" nga gjuha zyrtare ne gjuhen popullore atehere do te thuhej po keshtu "10 mije euro per tre dite seks"!!!
http://www.engjujtshqiptare.com/t40550-10-mije-euro-per-tri-dite-seks#647190
Ndaj mos u tallni shume!!!
Dhe vetem qe nuk e keni denuar Sali Berishen kjo tregon se jeni ndihmes i tije!
Behuni me i pjekur zoti kryeminister, se koha eshte e vyer per Shqiperine.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi