Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

E dashura e djalit të Berishës ankohet për gjobat Empty E dashura e djalit të Berishës ankohet për gjobat

Sun 12 Jan 2014 - 17:07
E dashura e djalit të Berishës ankohet për gjobat 96407Armina Mevlani, një nga moderatoret e reality shoë-t “Dancing ëith the stars”, ankohet për gjobat nga policia rrugore. “U çmendëm me gjoba! Nuk guxon njeriu të marrë një ilaç në farmaci… Unë për vete tri gjoba brenda javës”, shkruan Armina në profilin e saj në “Facebook”.

“Unë s’kam asgjë kundër askujt. Thjesht dua të shpreh një shqetësim personal e të them se Shqipëria është vend me shumë pak mundësi parkimi. Unë jam e ngarkuar gjithë ditën me punë dhe duhet të marr porosi të ndryshme, të shkoj në dyqane e të provoj fustane për shoë-n e spektaklit “DËS” çdo të hënë. Dhe nga ky ritual i përditshëm më kanë shkuar deri tani shumë gjoba, që nuk di të them as sa ka shkuar shuma që duhet të shlyej”, shprehet ajo për gazetën “Panorama”.

Më tej, Armina sqaron se: “Nëse do flisnim për shkelje të rregullave të qarkullimit, unë them se me makinën time ‘Fiat’ fundja s’kam bllokuar askënd, sepse e kam parkuar gjithmonë mjetin në një anë. Jam absolutisht kundër personave që bëjnë parkim dysh ose që bllokojnë rrugën. Por mendoj se vendosja e gjobave tashmë po tejkalohet përtej këtyre rasteve që sapo përmenda.

“S’mendoj se është tendencioze, sepse realisht policët rrugorë nuk janë sjellë keq me mua në përballje me ta. Mendoj se kjo është për të gjithë, s’ka lidhje me individë të caktuar”. Ajo sqaron se “që kur ka filluar zbatimi i këtij urdhri, kam marrë disa gjoba. Fleta e gjobës është prerë nga policët rrugorë për çështje pesë minutash, sa kam hapur krahun, siç ishte rasti i fundit, ku ndalova thjesht për pak minuta sa të merrja një fustan, dhe kur u ktheva, gjeta fletën e gjobës në xhamin e makinës”. shekulli.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi