Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tezja i jep drogë dhe alkool 9-vjeçarit Empty Tezja i jep drogë dhe alkool 9-vjeçarit

Sun 12 Jan 2014 - 17:16
Message reputation : 100% (1 vote)
Tezja i jep drogë dhe alkool 9-vjeçarit Drunk9n-5-webNjë 9-vjeçar i dehur tregon se ka pirë marijuanë dhe 18 kënaçe me uiski. Ai tregohet një në një video që është postuar në internet.

Videoja e filmuar në një park në Zelandën e Re, fillimisht shfaqë të miturin duke qëndruar i mbështetur për muri, ndërsa në dorë mban kënaçen me pije, e cila mban 7 për qind alkool.

Kur intervistuesi pyet se përse pi alkool, një vajzë që qëndron më tutje thotë se, “i lejohet”, para se të thoshte se pijet i janë dhënë nga tezja e tij që jeton aty afër.

Intervistuesi e ndjek atë dhe e pyet se sa kënaçe ka pirë atë ditë, ndërsa ai i përgjigjet 18.

Kur djaloshi që po incizonte e pyet se tezja e tij mund të futet në burg për dhënien e alkoolit, djaloshi i lutet që të mos i tregojë policisë. Ndërsa, një person prapa kamerave përmend thithjen e kanabisit, djaloshi thotë: “Unë kam pirë kanabis”.

Të tjerët që qëndronin pranë tij, nuk ishin fare të shqetësuar me gjendjen e tmerrshme të djaloshit, duke thënë se ai ka pirë alkool për shumë kohë.

Pasi intervistuesi e këshillon se, mund të vdiste nga alkooli, dikush i përgjigjet: “Duket i vdekur ai?”.

Më vonë, kur arriti policia, djaloshi ishte zhdukur, por ata e gjetën disa orë më vonë.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi