Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Historia e dashurisë mes shqiptarit e irlandezes Empty Historia e dashurisë mes shqiptarit e irlandezes

Sun 19 Jan 2014 - 16:46
Julie Marku mendoi se i kishte të gjitha, ajo ishte martuar me njeriun e ëndrrave të saj dhe po shpresonte që së shpejti ta shtonte familjen e saj edhe me një fëmijë.Por, bota e gruas nga Co Carlow, u shemb kur burri i saj shqiptar, Mark Marku, u fut në një burg të Kretës pasi akuzohej gabimisht për një sërë vjedhjesh të armatosura, të cilat ai nuk i ka kryer. Julie 30 vjeç tha të dielën për “Mirror” se, “tre vitet e fundit kanë qenë një turbullirë dhe të jem e sinqertë nuk e di se ku të shkoj, sepse nga dita në ditë unë mendoj vetëm për të”. Ajo tregon se vitin e kaluar, ka arritur ta takojë burrin e saj vetëm tri herë gjithsej dhe nën masa të rrepta sigurie.
Historia e dashurisë mes shqiptarit e irlandezes Mar1Historia e dashurisë mes shqiptarit e irlandezes Mar2Historia e dashurisë mes shqiptarit e irlandezes Mar3
Ajo tregon se lidhja e tyre e dashurisë ka nisur në vitin 2008, ku ajo punonte si mësuese në ishullin e Kretës gjatë sezonit veror

Atje ajo u takua me emigrantin shqiptar të quajtur Marku, i cili në atë kohë ishte 22 vjeç dhe që atëherë mes të dyve ka nisur një histori dashurie. Më pas në vitin 2009 ata e formalizuan lidhjen e tyre, duke u martuar. Pas martesës ata u vendosën në vendlindjen e Julie, në Co Carlow dhe ishin duke u përpjekur për të sjellë në jetë një fëmijë.

Marku shpesh udhëtonte në Kretë për të parë familjen e tij dhe lëvizja e fundit që bëri për në Greqi ka qenë në vitin 2010, ku do të punonte për tri javë me të vëllanë për të përfunduar një punë në ndërtimi.

Në atë kohë 24-vjeçari shqiptar u padit për pjesëmarrje në një bandë, e cila ka kryer plaçkitje të një dyqani bizhuterish bashkë me nëntë persona të tjerë, vjedhje makinash, armëmbajtje pa leje, si dhe posedim droge.

Paneli prej tre gjyqtarësh e ka shpalli fajtor Markun për të gjitha akuzat, përveç asaj të posedimit të drogës, duke e dënuar me 18 vite burg.

Por, ditën që kishte ndodhur plaçkitja në qytetin e Rrethimons, në Kretë, në 3 maj të vitit 2010, është zbuluar se Marku ka qenë faktikisht në Irlandë në atë datë. Ditën e krimit Marku ka qenë bashkë me gruan e tij në Co Carlow të Irlandës dhe ai sapo kishte filluar punë në hotelin “Mount Wolesley”.

Markut iu ofrua puna si kamerier me kohë të pjesshme si provë, punë të cilën e ka filluar në datën 3 maj, ka konfirmuar menaxheri i përgjithshëm i hotelit Gerry Lavin dhe dokumentet zyrtare të hotelit tregojnë se atij i është dhënë një përqindje shtesë në rrogë për atë ditë pune.

Sipas gruas irlandeze të Markut, ai ka udhëtuar për në Kretë te vëllai i tij në 18 maj, çka vërtetohet nga biletat e avionit. Këto bileta janë paraqitur edhe në procesin gjyqësor, të cilat janë hedhur poshtë si të falsifikuara.

Gruaja irlandeze e Markut pretendon se burrit të saj nuk iu bë një proces i ndershëm gjyqësor për shkak të urrejtjes ndaj shqiptarëve në Kretë. Julie tregon për vuajtjet që ka hequr gjatë këtyre viteve dhe thotë se nuk do të heqë dorë, deri sa drejtësia të mbizotërojë.

Ajo tha se ka bërë një kërkesë në gjykatë për apelim të vendimit të dhënëndaj Markut, por gjykata e ka shtyrë ditën e marrjes në shqyrtim. Aktualisht ajo është zhvendosur në Kretë, ku i qëndron pranë burrit të saj. Deri tani ajo ka shpenzuar rreth 250 mijë euro, dhe shton se do t’i duhen edhe 20 mijë euro për kërkesën për apelim ndaj vendimit të gjykatës. Ajo është e trembur nga ajo çka do të ndodhë, por shprehet e sigurt që kurrë nuk ka për të braktisur burrin e saj.

/Shekulli Online/ E.L./
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi