Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Historia e dashurisë mes policit dhe protestueses Empty Historia e dashurisë mes policit dhe protestueses

Thu 27 Feb 2014 - 1:10
Një vajzë protestuese antiqeveritare tregon se si ia doli të përballet krejt e vetme me një skuadron të tërë të forcave speciale policore, falë një historie dashurie të jashtëzakonshme me një kthesë në fund.Lida Pankiv është një gazetare dhe protestuese kundër qeverisë në Kiev dhe në dhjetor, ajo e gjeti veten në situatën më të pazakontë në një nga vijat e frontit të kryeqytetit të Ukrainës.Bashkë me një shoqe, Pankiv e vendosi veten mes kordonit të Berkut, forcave speciale kundër turmave të policisë së Ukrainës dhe një grupi protestuesish, me shpresë se do të ndalonte përleshjet mes dy palëve.

Një nga oficerët e policisë dëgjoi kalimthi Pankiv ndërsa ajo i jepte numrin e celularit një shoqeje. Disa orë më vonë, polici i dërgoi vajzës një mesazh në celular, duke i kërkuar dorën për t’u martuar.

“Qëndrova përballë teje me një mburojë policie natën e kaluar, në fillim mendova se ti je e çmendur, pastaj, kur ti dhe shokët e tu na ndaluat, kuptova se dua të martohem me ty”,
Historia e dashurisë mes policit dhe protestueses Ukraina-3
shkroi ai.

“Fillimisht duhet të ulësh mburojën tënde”, u përgjigj ajo.

Shumë ditë më vonë pas kësaj, ai e paralajmëroi vajzën të largohet nga Maidan, Sheshi i Pavarësisë në Kiev, që u bë qendra e protestave antiqeveritare që nga nëntori i kaluar. Një gjysmë ore pas këtij paralajmërimi, policia sulmoi sheshin.

Pankiv i kërkoi oficerit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur ndërsa ai nuk ka komentuar publikisht, që të takoheshin në anën e saj të barrikadës. Megjithëse zemra e saj i “përkiste një tjetri”, siç i tregoi protestuesja gazetës “Kyiv Post”, të dy kaluan barrikadat për një takim.

Ata kaluan një orë bashkë, para se ai të detyrohej të kthehej te njësia e tij policore. Atë natë te barrikadat ishte hera e parë që ata u takuan së bashku, por ndërsa Ukraina zhytej në kaos, kjo nuk i ndaloi të shiheshin me njëri-tjetrin sërish.

Historia e tyre u përhap me shpejtësi në të gjithë Ukrainën, ku të shtunën e kaluar, tensionet që shkaktuan përleshjet masive mes policisë dhe protestuesve shpërthyen në një revolucion të drejtpërdrejtë. Parlamenti e shkarkoi Presidentin e vendit Viktor Janukoviç dhe urdhëroi ushtrinë e vendit të kthehet në kazermë.

Protestuesit e lumtur vunë nën kontroll të gjithë qendrën e qytetit dhe shkuan edhe te vila e braktisur e Janukoviç, duke parë një anije pirate me përmasa reale, një kopsht zoologjik privat si dhe një muzeum të jashtëzakonshëm makinash të vjetra dhe të shtrenjta.

Në një skenë dramatike, udhëheqësja e burgosur e opozitës Julia Timoshenko u lirua nga burgu, ku pati qëndruar gjatë viteve e dënuar për korrupsion, një proces që gjerësisht është parë si i motivuar politikisht.

Në mes të kësaj skene, përralla e çiftit të dashurisë së pagjasë doli si një shembull i papritur i unitetit në një vend që është ndarë hidhur nga lëvizja e protestës. Të premten, Pankiv ia tregoi historinë e saj të oficerit të Berkut, të sëmurë nga dashuria, INTER, një kanal televiziv pranë qeverisë.

“Ndoshta ju dëshironi të dëgjoni se si unë mbajta larg Berkutin gjatë së gjithë natës pa asnjë mjet përveç duarve të mia”, tha ajo.
Historia e dashurisë mes policit dhe protestueses Ukraina-4
Në fakt, ajo vendosi të tregojë një histori tjetër. Ndërsa në dhjetor, ajo i tregoi “Kyiv Post” se “ishte e lumtur që dinte se kishte njerëz si ky i mesazhit mes forcave policore të Ukrainës”. Së fundmi, pasi rreth 100 njerëz u vranë nga Berkut, ajo tha se e urren këtë person. Dhe çdo gjë që ai përfaqëson.

“Unë do t’ju tregoj një histori se si mbajta trupat e të vdekurve me duart e mia dje. Dje, dy nga miqtë e mi u vranë”, tha vajza 24-vjeçare në televizor.

Pankiv ishte e qartë, megjithëse dukshëm emocionale. “Ndoshta ju dëshironi të dëgjoni historinë se si një oficer i Berkut ra në dashuri me mua dhe unë rashë në dashuri me të. Por jo, unë e urrej atë”.

Ajo tha se urren shumë zyrtarë të Ukrainës, përfshirë edhe ish-kryeministrin Miloka Azarov dhe Janukoviç, Presidentin e rrëzuar. “Unë i urrej njerëzit që zbatuan urdhrat e tyre kriminalë”.

Dhe pastaj, në studion televizive të ndriçuar me blu, e rrethuar nga një grup i hutuar bashkëbiseduesish mes të cilëve ishin edhe dy priftërinj që dukeshin të trishtuar, ajo tha se kishte vendosur të merrte pjesë në intervistë kur mësoi se ajo intervistë do të transmetohej në kohë reale.

“Dhe unë dua të them se e urrej televizionin INTER për gënjeshtrat që u tha shikuesve për tre muaj dhe për faktin që përhapi urrejtje mes qytetarëve në vendit tonë, – tha ajo. – Ju tani po bëni thirrje për unitet dhe paqe… E vetmja gjë që mund të bëni është të mbyllni gojën”. Audienca shpërtheu në duartrokitje.

Ajo tregoi foto të viktimave të brutalitetit të policisë dhe ia dha drejtuesit të hutuar të emisionit në kanalin televiziv proqeveritar. “Unë dua që miqtë e mi të vdekur t’ju përndjekin në ëndrrat tuaja”.

Pastaj u ngrit dhe iku. “Më vjen keq që nuk kam më shumë kohë, unë po kthehem në Maidan. Lavdi Ukrainës!”.

/Shekulli Online/ E.L./
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Historia e dashurisë mes policit dhe protestueses Empty Re: Historia e dashurisë mes policit dhe protestueses

Thu 27 Feb 2014 - 1:58
Nganjehere fati del atje ku se pret.
Edhe armiq edhe miq pa ar ne fillim.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi