Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

LAJM I FUNDIT: Nesër tritoli qeveritar hedh në erë xhaminë e Tiranës/ Anullimi, Rama minoi procesin Empty LAJM I FUNDIT: Nesër tritoli qeveritar hedh në erë xhaminë e Tiranës/ Anullimi, Rama minoi procesin

Fri 24 Jan 2014 - 16:31
Gjykata e Tiranës do të nisë ditën e nesërme ( 24/01/2014 ) gjykimin e çështjes për ndërtimin e Xahmisë së Madhe. Instituti i Çështjeve Kombëtare dhe Shoqata për një Zhvillim të Qendrueshëm Racional kërkojnë që të shfuqizohet vendimi i KKT i 29 majit 2013 për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë dhe të rikthehet lulishtja që ekzistonte. Paditësit shprehen se autorët e masakrës duhet të kryejnë dëmshpërblimin.

Në ditën e Kurban Bajramit, kryeministri Edi Rama mashtroi besimtarët myslimanë për ndërtimin e xhamisë së madhe në Tiranë, duke theksuar se bashkë me familjen e tij do të vendosej në radhën e donatorëve modestë për ndërtimin e këtij tempulli.

” Folëm për xhamin e re dhe i sigurova dhe njëherë që nga një pallat me xhami do kemi një xhami pa pallat. Familjarisht do të jemi dhe ne në radhën e donatorëve modestë të këtij tempulli. Jam i bindur që së bashku do të ngremë një tjetër pikë referimi në qytet, pike referimi e munguar. Me ndryshimin e bërë do ta kthejmë në një vlerë të shtuar urbanistike, arkitektonike. Me ndryshimin e bërë nuk do të ndryshojë i gjithë parku.”-ka deklaruar kryeministri.

Mesa duket kryeministri pasi bëri bllokimin e ndërtimit të Xhamise së namazgjase per 11 vite si kryetar bashkie, tani po ben minosjen e saj ne heshtje. A është dhe ky nje tritol qeveritar.

Ndërsa kryetari i PD-së Lulzim Basha, ka deklaruar se Bashkia e Tiranës e ka kaluar sprovën e xhamisë dhe tashmë ndërtimi i saj është një çështje që duhet të zgjidhet mes Komunitetit Mysliman dhe qeverisë së re.

“Xhamia ka qenë një sprovë e madhe, të cilën Bashkia e Tiranës e kaloi me sukses. Xhamia nisi punimet, por ka patur një vendim qe i ka ndaluar punimet, tashme çështja është mes Komunitetit Mysliman dhe qeverisë dhe unë uroj me gjithë zemër që projekti i Xhamisë të ecë përpara”- ka deklaruar Basha
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi