Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

30% e të rinjve tymosin marijuanë  Empty 30% e të rinjve tymosin marijuanë

Tue 28 Jan 2014 - 0:41
Hashashi po konsumohet në mënyrë të frikshme dhe masive nga nxënësit e shkollave. 30% e të rinjve në gjimnaze, por dhe shkolla 9-vjeçare kanë pirë të paktën një herë këtë lloj lënde narkotike. Nis si kuriozitet i shtyrë nga shoqëria, por përfundon në varësi me pasoja serioze për shëndetin. Shefi i toksikologjisë Zihni Sulaj në Qendrën Spitalore, tregon se çdo ditë tre paciente, kryesisht të rinj shkojnë të intoksikuar në spital. Sipas konstatimeve të mjekeve është ulur dhe mosha e përdoruesve të kanabis. Vitin e fundit pacientet më të vegjël në pavijonin e toksikologjisë kanë qene fëmijët 10-11 vjeç, nxënës të klasës së pestë. Nëse për prindërit e mësuesit është shkuese dhe refuzojnë të flasin, nxënësit janë të njohur me ketë fenomen, aq sa arrijnë të dallojnë në klasë shokun apo shoqen që ka konsumuar marijuanë.

Krahas rrezikut nga varësia dhe kalimi në llojet e tjera të drogës, mjeket tregojnë se konsumimi i hashashit veçanërisht tek të rinjtë shkakton dëmtime të rënda në sistemin nervor dhe atë kardiovaskular. Madje nëse e krahasojnë me alkoolin, specialitete thonë se kanabis është më i rrezikshëm për jetën e të rinjve.

Në vendin tonë 6-7% e popullsisë e moshës 14 deri 65 vjeç, është e varur nga kanabis. Por sipas mjekeve, thuajse të gjithë përdoruesit e heroinës apo kokainës, kontaktin e parë me drogën e kane pasur me kanabis. /V+/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi