Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nuk ndjehej e lodhur, edhe pse kishte 22 vite pagjumë Empty Nuk ndjehej e lodhur, edhe pse kishte 22 vite pagjumë

Thu 30 Jan 2014 - 0:09
Message reputation : 100% (1 vote)
Nuk ndjehej e lodhur, edhe pse kishte 22 vite pagjumë Article-0-19CB3BF400000578-23_306x423Nuk ndjehej e lodhur, edhe pse kishte 22 vite pagjumë Article-0-19CB3C0400000578-855_306x423
Një vajzë amerikane vuante nga një sindromë e veçantë, që deri në moshën 22 vjeçe ajo nuk kishte mundur të flinte asnjëherë, por prapë ndjehej në formë të mirë dhe e palodhur. Ajo është Cristina Speirs.

Por pas shumë analizash mjekësore doli se ajo kishte një tumor të zhvilluar në veshkë. Ky tumor beninj mundësonte që të prodhohej sasi e shtuar e adrenalinës dhe kështu vajza nuk ndjehej kurrë e lodhur dhe as e përgjumur. Megjithatë, pas një operacioni, Cristinës i është hequr tumori në fjalë dhe ajo tashmë mund të flejë si të gjithë njerëzit e tjerë.

Para operacionit, ajo e ka konsideruar veten si shumë të shëndetshme dhe sportive. Gjashtë herë në javë Cristina ka shkuar në palestër, ka vizituar kurset e jogës dhe ka pirë shumë ujë. Ajo nuk është shqetësuar ndonjherë për faktin që nuk ka mundur të flinte dhe ka qenë gjithmonë në formë të mirë. “Kisha tepër energji, nuk flija dhe nuk lodhesha kurrë”.

Vetëm më vonë mjekët kanë konstatuar se Cristina ka një tumor në madhësisë së portokallit anës veshkës. Kjo ka bërë që hormonet të jenë vazhdimisht aktive dhe që ajo të mos mund të flinte. Pas operacionit ajo mund të flejë por nuk ndjehet mirë siç është ndjerë, kur nuk mund të flinte.

/Shekulli Online/ E.L./
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Nuk ndjehej e lodhur, edhe pse kishte 22 vite pagjumë Empty Re: Nuk ndjehej e lodhur, edhe pse kishte 22 vite pagjumë

Thu 30 Jan 2014 - 0:32
pale cfare droge ka konsumu qe ka net kaq vjet pa flet gjume
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi