Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tenton ta përdhunojë, gruaja e vret me thikë 38-vjeçarin Empty Tenton ta përdhunojë, gruaja e vret me thikë 38-vjeçarin

Thu 30 Jan 2014 - 18:28
Tenton ta përdhunojë, gruaja e vret me thikë 38-vjeçarin Auto_thika1363090525LUSHNJË-Një burrë është vrarë ditën e sotme me thikë në një fshat të Lushnjës nga një grua. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Grabjan të Lushnjës.

Policia bëri të ditur se viktima është shtetasi Ilir Llozi 38 vjeç. Mësohet se policia ka vënë në pranga autoren e këtij krimi, e cila është Daniela Mecani. Sipas dëshmisë së gruas, Ilir Llozi kishte tentuar ta përdhunonte dhe ajo u mbrojt duke e qëlluar me thikë. Mësohet se 38-vjeçari humbi jetën teksa po transportohej për në spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që ka nisur verifikimet mbi ngjarjen. Policia njofton se shtetasja Daniela Mecani dyshohet se ka vrarë me thikë për motive banale shtetasin Ilir Llozi.



vijon...
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Tenton ta përdhunojë, gruaja e vret me thikë 38-vjeçarin Empty Re: Tenton ta përdhunojë, gruaja e vret me thikë 38-vjeçarin

Thu 30 Jan 2014 - 19:28
Cfare mbiemri llozi.
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Tenton ta përdhunojë, gruaja e vret me thikë 38-vjeçarin Empty Re: Tenton ta përdhunojë, gruaja e vret me thikë 38-vjeçarin

Thu 30 Jan 2014 - 21:39
Message reputation : 100% (1 vote)
HALLALL
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tenton ta përdhunojë, gruaja e vret me thikë 38-vjeçarin Empty Re: Tenton ta përdhunojë, gruaja e vret me thikë 38-vjeçarin

Sun 2 Feb 2014 - 15:03
“E vrava fqinjin që të mos i lija fëmijët me turp”
Tenton ta përdhunojë, gruaja e vret me thikë 38-vjeçarin Lushnje-danjela-mecani
Vrau ish-të dashurin e motrës, 38-vjeçarja mbrohet vetë në gjykatë. Daniela Meçani e ka quajtur krim për vetëmbrojtje, në të kundërt bashkëfshatari i saj do ta përdhunonte, madje dhe mund ta vriste. Nëna e tre fëmijëve akuzohet se qëlloi për vdekje Ilir Llozin, 43 vjeç, në fshatin Grabian të Lushnjës, pasi ai tentoi ta përdhunonte në stallën e bagëtive, pas ngacmimeve të vazhdueshme. Organi i akuzës ka kërkuar arrest me burg për 38-vjeçaren për akuzën “vrasje me paramendim”, ndërkohë avokati i Daniela Meçanit kërkoi të merret masa “detyrim paraqitje”, pasi sipas tij, gruaja e ka kryer krimin në kushtet e vetëmbrojtjes. Sapo avokati ka mbaruar mbrojtjen, vetë e pandehura ka marrë fjalën, duke thënë para trupit gjykues se nuk e meritonte të qëndronte në burg.

“Ju nuk mund të më lini në burg. Unë u vetëmbrojtja. Kush na mbron ne gratë kur burra të tillë duan të na përdhunojnë?! Më futi thonjtë në fyt dhe unë e godita me thikë vetëm për vetëmbrojtje. Ai më ngacmonte sistematikisht. Nëse ai nuk do vinte te kasollja ime, unë nuk kisha pse ta vrisja”, deklaroi Meçani. Ajo i është drejtuar trupit gjykues që ta merrte parasysh këtë fakt, sepse si ajo janë dhe shumë gra të tjera. “Nëse ju jeni shteti, duhet ta merrni parasysh këtë fakt. Unë dhe shumë gra si unë jemi të pambrojtura në këtë drejtim. Isha e detyruar ose ta vrisja, ose t’i bindesha e t’i lija fëmijët me një mal me turp”, u shpreh Meçani, e arrestuar që prej 30 janarit. Fjalët e saj kanë prekur gjithë trupin gjykues, por kjo nuk e ka toleruar aspak gruan. Po ashtu në sallë ka qenë edhe i shoqi, i cili në të njëjtën kohë i ka kërkuar trupit gjykues ta lënë të lirë gruan e tij, pasi ajo u vetëmbrojt. Edhe bashkëshorti ka deklaruar se viktima Ilir Llozi donte ta përdhunonte dhe më pas edhe mund ta vriste në kasollen ku ajo po milte lopën. Në seancën e djeshme gjyqësore nuk ka pasur familjarë e të afërm të viktimës.

Ngjarja u shënua rreth orës 06:30 të mëngjesit të së enjtes, kur 43-vjeçari Ilir Llozi shkoi në kasollen e gruas, kur ajo ishte duke mjelë lopën. Sipas deklarimeve të autores, viktima herë pas here kishte ngacmuar 38- vjeçaren dhe ditën e vrasjes në mëngjes ka tentuar sërish të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, por 38-vjeçarja ka reaguar duke e qëlluar atë me një thikë. Pas goditjes, 43-vjeçari ka mundur të ecë i përgjakur drejt shtëpisë së tij, rreth 200 metra larg vendit ku u qëllua. Mësohet se në çastet e fundit të jetës ai i ka thënë gruas se e kishte vrarë Daniela Meçani, por nuk ka arritur të japë më shumë detaje. Pak kohë më vonë policia mbërriti në vend, duke marrë në pyetje familjarët e viktimës e më pas shoqëroi të dyshuarën drejt vendit të krimit. Fillimisht u dyshua se ajo po e pranonte vrasjen për të shpëtuar bashkëshortin, por pas verifikimeve rezultoi se ishte pikërisht 38-vjeçarja që kishte qëlluar me thikë bashkëfshatarin. Bashkëshorti i Daniela Meçanit rrëfeu në polici se i kishte thënë viktimës që të mos e ngacmonte të shoqen, por se çfarë kishte ndodhur, e ka kuptuar vetëm kur me thikë në dorë gruaja ishte kthyer në banesë. /Pnorama/
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tenton ta përdhunojë, gruaja e vret me thikë 38-vjeçarin Empty Re: Tenton ta përdhunojë, gruaja e vret me thikë 38-vjeçarin

Sun 2 Feb 2014 - 15:06
Durrsaku shkruajti:HALLALL

Sikur te kishte edhe gjykata te njejtin mendimme ty !
Sponsored content

Tenton ta përdhunojë, gruaja e vret me thikë 38-vjeçarin Empty Re: Tenton ta përdhunojë, gruaja e vret me thikë 38-vjeçarin

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi