Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Nju Jork, gjendet i vdekur aktori Philip Seymour Hoffman Empty Nju Jork, gjendet i vdekur aktori Philip Seymour Hoffman

Sun 2 Feb 2014 - 20:58
Nju Jork, gjendet i vdekur aktori Philip Seymour HoffmanAktori i njohur hollivudian Philip Seymour Hoffman gjendet i vdekur në apartamentin e tij në Nju Jork. “The Wall Street Journal” njofton se 46-vjecari u gjet i pajetë këtë të diel në apartamentin e tij ndërsa po hetohet mbi shkaqet e mundshme të vdekjes së tij.

Shkaku kryesor për vdekjen dyshhohet overdoza nga droga. Nga të dhënat e para mësohet se aktori është gjetur në dyshemenë e banjos i shtrirë dhe në krah ende kishte një shiringë me të cilën kishte injektuar heroine.

Ka qenë asistenti personal i cili gjeti Hoffman të vdekur rreth orës 11:30 a.m në banesën e aktorit që ndodhet konkretisht në West Village, 35 Bethune Street. Asistenti njoftoi 911.

Hoffman është i njohur për shumë role kinematografikë ku me një prej tyre në filmin ‘Capote’ ka fituar dhe Oskarin në vitin 2005.

d.b/BalkanWeb)
Tironci
Tironci
Administrator
Administrator
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 15973
<b>Hobi</b> Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : New York U.S.A
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/10/2011

Nju Jork, gjendet i vdekur aktori Philip Seymour Hoffman Empty Re: Nju Jork, gjendet i vdekur aktori Philip Seymour Hoffman

Sun 2 Feb 2014 - 21:14
I mori ne qafe droga.
Apo skane rene dhe cmimet tani.
Qe e prodhojne vete ne Avganistan????
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nju Jork, gjendet i vdekur aktori Philip Seymour Hoffman Empty Re: Nju Jork, gjendet i vdekur aktori Philip Seymour Hoffman

Mon 3 Feb 2014 - 0:54
Ndërron jetë aktori Philip Seymour Hoffman, 46 vjeç
Nju Jork, gjendet i vdekur aktori Philip Seymour Hoffman Hofmani-goesAktori amerikan Philip Seymour Hoffman është gjetur i vdekur në apartamenti e tij në Manhattan, të New York.

Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga portali i së përditshmes “Wall Street Journal”. Hoffman fitoi çmimin Oskar, si aktori më i mirë në vitin 2006, për filmin “Kapotat”.

Sipas policisë, aktori dyshohet të ketë gjetur vdekjen si pasojë e një overdoze. Në të shkuarën ai kishte pranuar të kishte pasur probleme me drogën dhe vitin e kaluar u shtrua në spital, pasi kishte abuzuar me heroinën.

I lindur në Fairport, në shtetin e New York, aktori 46-vjeçar ka marrë edhe tre nominime për çmimin Oskar, si aktori më i mirë jo-protagonist. Në vitin 2012, në Festivalin e Venecias, fitoi kupën “Volpi”, si aktori më i mirë, së bashku me Joaquin Rafael Phoenix, për filmin “The Master”.

Ai ka qenë i fejuar për një kohë të gjatë me Mimi O’Donnell dhe kishte tre fëmijë, një djalë dhe dy vajza.

/ Top Channel
Sponsored content

Nju Jork, gjendet i vdekur aktori Philip Seymour Hoffman Empty Re: Nju Jork, gjendet i vdekur aktori Philip Seymour Hoffman

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi