Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Konflikti për pronën, babë e bir vrasin 20-vjeçarin Empty Konflikti për pronën, babë e bir vrasin 20-vjeçarin

Tue 4 Feb 2014 - 23:55
Konflikti për pronën, babë e bir vrasin 20-vjeçarin Policia%20vend%20ngjarjePESHKOPI-Konflikti për pronat ka shkaktuar një tjetër viktimë në vendin tonë. Ditën e sotme në mbrëmje, një 20-vjeçar u qëllua me armë zjarri në qytetin e Peshkopisë në Dibër, duke mbetur i vdekur në vend.

Sipas policisë, 20-vjeçari u qëllua nga dy persona në afërsi të Spitalit Rajonal të Peshkopisë. Policia tha se motivi i kësaj vrasjeje ishte konflikti i vjetër për pronat mes familjes së viktimës dhe autorëve të krimit.

Viktima është 20-vjeçari Blontin Lusha nga Peshkopia, i cili u qëllua me armë zjarri nga Ramiz Cena, dhe i biri i tij, Endrit Cena, 20 vjeç. Edhe pse ambulanca mbërriti shumë shpejt në vendngjarje, nuk mundi dot që të evitonte vdekjen e 20-vjeçarit, Blontin Lushës.

Ky i fundit mbeti i vdekur në vend nga të shtënat e Ramiz Cenës dhe të birit të tij, Endrit Cenës. Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit. Sipas uniformave blu, dy autorët e krimit, Ramiz dhe Endrit Cena, u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.

Policia nisi menjëherë punën për kapjen e dy autorëve të dyshuar të krimit, që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Peshkopisë. Menjëherë u morën masa për ngritjen e postblloqeve në rrugët kryesore të qytetit, si edhe në akset dalëse të tij.

Sipas policisë, dyshohet se dy autorët e krimit fshihen në fshatrat përreth qytetit. Policia gjeti në vendin e ngjarjes gëzhoja, të cilat u morën në cilësinë e provave materiale, ndërsa dyshohet se autorët e kanë marrë me vete armën e krimit.

/Shekulli Online/ E.D./
Princo
Princo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 3887
<b>Hobi</b> Hobi : Leximin
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Mbi Token e Zotit
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 26/03/2012

Konflikti për pronën, babë e bir vrasin 20-vjeçarin Empty Re: Konflikti për pronën, babë e bir vrasin 20-vjeçarin

Wed 5 Feb 2014 - 15:25
Eeee cfar nuk ban Injoranca.. dhe kur njeriu ka munges te edukates se si te sillet ndaj kesaj bote..
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi