Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Si të silleni me fëmijën e sëmurë? Empty Si të silleni me fëmijën e sëmurë?

Sun 9 Feb 2014 - 10:25
Si të silleni me fëmijën e sëmurë? Femija-1391677062

Atëherë kur fëmija është i sëmurë, kërkon kujdes të veçantë, por edhe vëmendje. Për t’u mbijetuar këtyre momenteve të vështira, ju paraqesim disa mënyra për ta “eliminuar” dhimbjen e tij dhe të ndiheni mirë njëkohësisht.
- Leximi i librave: Madje edhe fëmijët e rritur që mund të lexojnë vetë, kur janë të sëmurë kërkojnë një tretman më të veçantë dhe më me dëshirë do të dëgjonin tregimet e nënës apo të babit. Zgjedhjen e librit bëni sipas dëshirës, apo të themi le të jetë një libër përplot me barsoleta dhe ju duhet ta tregoni në mënyrë të veçantë.
- Shikoni fotografitë: Fëmijët e vegjël do të kënaqen duke rishikuar fotografitë e tyre të pushimeve verore apo dimërore, foto të ditëlindjeve, apo ndonjë feste tjetër.
- Bëni vizatime: Zgjidhni ngjyra interesante, merrni një grumbull letra, vizatoni, ndërtoni diçka apo mbushni fjalëkryqet.
- Luani lojëra të ndryshme: Mendoni lojëra të reja apo diçka tjetër të cilat deri në atë moment fëmija juaj nuk i ka provuar. Gjatë ditës kur të jetë i sëmurë, ai kënaqet më shumë dhe ka kohë për t’u kënaqur me gjëra të tilla.
- Shikoni së bashku filma: Edhe pse në rrethana normale i mbroni, tash kur janë të sëmurë lejojuni më tepër hapësirë dhe le të shikojnë filmat të cilët më parë nuk ua keni lejuar. Merrni pjesë edhe ju aty, pasi që kjo gjë do ta relaksojë fëmijën dhe njëherësh do ta shijojë më shumë shikimin e filmit të caktuar.
- Ledhatojeni: Në momentin kur fëmijët të jenë të sëmurë, më së shumti u pëlqen vëmendja e prindërve. Shfrytëzojeni rastin, ledhatoni, puthni, harroni obligimet e përditshme dhe rutinën.
- Dilni në shëtitje: Edhe pse është i sëmurë, fëmija sikurse i rrituri ka nevojë për ajër të pastër. Andaj këtë duhet ta keni parasysh dhe së bashku me të të dilni në një shtëtije në natyrë.

/ ZERI INFO /
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi