Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Tri shprehi të këqija që mund të prishin lidhjen tuaj Empty Tri shprehi të këqija që mund të prishin lidhjen tuaj

Wed 12 Feb 2014 - 23:03
Shmangia e konfrontimeve dhe konflikteve.Të gjithë e kemi idenë se çiftet e lumtura nuk fjalosen. Kjo nuk duhet të jetë e vërtetë. Komunikimi është gjëja kryesore në një lidhje.Nuk ka mundësi që të takohen dy njerëz dhe të pajtohen në çdo gjë. Rreziku nuk është në konflikte por në shmangien e tyre, injorimi i ndjenjave.
Shumë shpesh çiftet mendojnë se konflikti është shenjë që lidhja e tyre po shkon drejt fundit. Duhet ta dini se zemërimi dhe frustrimi nuk janë e kundërta e dashurisë, indifereca po. Kur ju nuk flsini është rreziku më i madh.

Të mbështeteni te shokët dhe familja

Është shumë më e lehtë të mbështeteni të shoqëria ose familja sepse ata mbajnë anën tuaj. Problem është se një lidhje e gjatë ka të bëjë me bashkëpunimin dhe kërkon dy persona jo një grup personash.

Shoqëria dhe familja mund të jenë mbështetje e fortë dhe e nevojshme për dashurinë dhe inkurajimin e lidhjes por kur keni kohë të vështira, ata nuk duhet të jenë aty.

Dëshironi të zgjidhni një problem me të dashurin? Komunikoni sinqertë atëherë dhe thoni çfarë keni në sy të njëri tjetrit, jo pas krahëve.

Të qenit shumë e zënë për tu argëtuar

Nëse dëshironi që marrëdhënia juaj të jetë e shëndetshmë ju duhet të luani së bashku, të argëtoheni.

Një nga mënyrat më të lehta për ta prishur lidhjen tuaj është të mos kaloni kohë duke luajtur. Para se të thoni se kush ka faj për problemet në lidhje, mendoni sa kohë po argëtoheni së bashku. Listoni disa aktiviteti që dëshironi t’i bëni së bashku dhe gjeni kohë për to.

Këto ishin tri shprehitë e këqija që mund të qojnë lidhjen tuaj drejt fundit. Sigurisht, ka probleme të shumta që çiftet kanë, por çiftet të cilat nuk i bëjnë këto sjellje janë më të lumtur dhe më të përmbushur me jetën e tyre.

E.K-reporteri.net
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi