STUDIM: Zbulohet arsyeja e stresit ‘ekstrem’ tek adoleshentët
Sun 16 Feb 2014 - 13:44
- Sipas një studimi të fundit të bërë nga Shoqata Psikologjike Amerikane, rezulton se adoleshentët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë më të stresuar se edhe vetë më të rriturit, të cilët ka gjasa të jenë më të ngarkuar psikologjikisht.
Shkaku i parë dhe më kryesori për stresin ekstrem të shumë adoleshentëve jo vetëm në SHBA, por edhe në mbarë botën, vjen si pasojë e mbingarkesës së mësimeve dhe provimeve.
Sipas një studimi të fundit të bërë nga Shoqata Psikologjike Amerikane, rezulton se adoleshentët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë më të stresuar se edhe vetë më të rriturit, të cilët ka gjasa të jenë më të ngarkuar psikologjikisht se këta të fundit.
Mirëpo, ky studim konstaton të kundërtën. Stresi, si tek adoleshentët dhe tek të rriturit, ka të njëjtin ndikim negativ për një sërë problemesh shëndetësore, duke përfshirë parregullsitë e gjumit dhe mënyrën e të ushqyerit. Në studimin e realizuar, u vëzhguan 1 018 adoleshentë dhe 1 950 të rritur.
/Shekulli Online/S.H./
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi