Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Braktisja e mësimit, me 30% të mungesave ngel në klasë Empty Braktisja e mësimit, me 30% të mungesave ngel në klasë

Sun 23 Feb 2014 - 1:05
Braktisja e mësimit, me 30% të mungesave ngel në klasë Largea_nxenes1379800235
TIRANE-Ashpërsohen ndëshkimet për nxënësit që lënë orët e mësimit. Marrja e disa mungesave mund t'i përjashtojë nga viti shkollor, ose mund t'i çojë drejt vjeshtës. Kjo edhe në rastet kur mungesat mund të jenë të shoqëruara me raportin përkatës mjekësor. Numri i lartë i mungesave që raportohen nga shkollat e arsimit 9-vjeçar, si dhe gjimnazet, ka detyruar Ministrinë e Arsimit dhe Sportit që të marrë masa shtrënguese për të frenuar braktisjen e orëve të mësimit. Raportet e Drejtorive Arsimore flasin për një shifër shumë të lartë të braktisjes së orëve të mësimit, veçanërisht nga gjimnazistët dhe kryesisht ata të kryeqytetit.

Por, për këtë vit shkollor duket se këto largime nuk do të lejohen më, pasi në Dispozitat Normative për Arsimin Parauniversitar janë përcaktuar detyrime të reja lidhur me mungesat në shkollë. Me 30 për qind të mungesave në një lëndë të caktuar nxënësi digjet në lëndën përkatëse, ndërsa me 30 për qind të mungesave në planin mësimor vjetor nxënësi mbetet në klasë. Me dy lëndë të mbetura nxënësi ka mundësi që t'i marrë gjatë vjeshtës, por nëse bëhen 3, ai duhet më pas të përsërisë gjithë vitin.

Këto penalizime do të vlejnë edhe në rastet kur nxënësi do të paraqesë "raport mjekësor" për të justifikuar mungesat e bëra. Për raste të caktuara, në të cilat numri i mungesave është brenda limiteve të përcaktuara, nxënësi mund të testohet në kapitujt përkatës. Një tjetër praktikë e re e përcaktuar në Dispozitat Normative janë edhe kufizimet e vendosura për mësuesit.

Ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, mësuesit nuk do të mund të justifikojnë mungesat që zgjasin më shumë se 2 ditë. Në këtë rast vlerësimi për mungesat do të jepet nga drejtori i shkollës. Ashpërsimi i masave, sipas autoriteteve të arsimit, është e vetmja formë që mund të frenojë largimet e pajustifikuara të nxënësve nga orët e mësimit.

Mungesat për klasat I-III

Kur nxënësi i kësaj klase mungon për një periudhë të vitit mësimor, mësuesi zbaton një program individual për nxënësin gjatë kohës që kthehet në shkollë, si dhe në bashkëpunim me prindërit, hartojnë planin e punës së prindërve me fëmijën gjatë periudhës që fëmija mungon në shkollë dhe gjatë pushimeve verore. Në fillim të vitit pasues, mësuesi vlerëson arritjen nga nxënësi të objektivave bazë të programeve lëndore të klasës paraardhëse, dhe sipas rastit, vazhdon me program individual.

Mungesat për klasat IV-IX

Nxënësi i këtyre klasave që mungon më shumë se 35 për qind deri në 50 për qind të orëve mësimore vjetore të një lënde është pakalues në atë lëndë. Përjashtimi është për nxënësit të cilëve shkolla u krijon kushte për mësimin në shtëpi nga mësues të caktuar nga drejtori i shkollës. Këta nxënës, pas kthimit në shkollë, u nënshtrohen provimeve për orët e munguara, në data të caktuara nga mësuesi dhe të miratuara nga drejtori i shkollës. Në rastet kur nxënësi i këtyre klasave mungon më shumë se 50 për qind të orëve mësimore vjetore të një lënde, është pakalues në atë lëndë.

Mungesat në gjimnaz

Nxënësi i shkollës së mesme të lartë, që mungon më shumë se 30 për qind të orëve mësimore vjetore të një lënde, është pakalues në atë lëndë. Ndërsa në rastet kur mungon 30 për qind të orëve vjetore të planit mësimor, mbetet në klasë. Për nxënësit mbetës në klasë për shkak të mungesave, shënohet në regjistër dhe amëz "pk" (i paklasifikuar).

Justifikimi me provim

Nxënësi i shkollës së arsimit të mesëm të ulët (përfshin klasat VII-IX), që mungon deri në 35 për qind të orëve mësimore vjetore të një lënde dhe nxënësi i shkollës së arsimit të mesëm të lartë (gjimnaz) që mungon deri në 30 për qind të orëve mësimore vjetore të një lënde, vlerësohet me shkrim nga mësuesi lëndor për ato tema të tekstit shkollor që ka munguar. Notat e çdo provimi vendosen në shtylla të veçanta të regjistrit dhe u takojnë notave për çdo kapitull të tekstit të nxënësit.

/Gazeta Shqiptare/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi