Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

 Shkaktari numer nje i xhelozise, frika nga braktisja  Empty Shkaktari numer nje i xhelozise, frika nga braktisja

Fri 29 Jul 2011 - 14:32
Xhelozia eshte nje emocion, edhe pse ne te shumten e rasteve i padeshirueshem, qe shfaqet kryesisht permes tri karakteristikave: nevoje per ekskluzivitet, posedim, apo frike nga braktisja.
 Shkaktari numer nje i xhelozise, frika nga braktisja  Images
Xhelozia eshte nje emocion, edhe pse ne te shumten e rasteve i padeshirueshem, qe shfaqet kryesisht permes tri karakteristikave: nevoje per ekskluzivitet, posedim, apo frike nga braktisja. Megjithate, trajtimi i xhelozise nuk mund te kuptohet jashte kontekstit ne te cilin ndodh.

Ajo cfare eshte shqetesuese nuk eshte xhelozia ne vetvete, por pasojat e saj, pasi ne te shumten e rasteve ajo shkakton stres dhe dhimbje tek personi. Ashtu si ne rastin konkret, shpesh individi nuk eshte i vetedijshem per forcen e saj shkaterruese. Ky emocion lind si nje reagim i ardhur jo gjithmone nga nje kercenim real, por edhe imagjinar, ne nje marredhenie te rendesishme. Xhelozia mund te jete normale kur bazohet ne realitet, kur ajo vjen thjesht si pjelle e fantazise. Ne kete kontekst nganjehere ajo mund te konsiderohet si e shendetshme: ne cdo cift qe eshte i ngjizur prej dashurise ekziston ankthi i fshehte i humbjes se tjetrit.

Pak xhelozi, me kusht qe te mos behet persekutuese, duket se e kenaq partnerin, pasi tregon interes per te. Frika e braktisjes ben pjese ne inventarin psikik te cdo njeriu. Por nese pjesa me e madhe e mendimeve tona vertitet rreth idese se “humbjes” se tjetrit, atehere xhelozia mund te kthehet ne semundje. Padashur ajo mund te te krijoje ankth, dyshim qe kthehet edhe ne makth, prej te cilit gjeneron nje agresivitet persekutues ndaj partnerit. Ne raste te tilla kemi te bejme me xhelozi patologjike. Kjo lloj xhelozie, qe vjen nga te menduarit delirant, shpesh shfaqet e shoqeruar edhe me te tjera shqetesime si depresioni, alkoolizmi e te tjera, qe kane lidhje me personalitetin. Karakteri i xhelozise formohet qe ne femijeri ne fakt, kur femija fillon te ndjehet i perjashtuar nga lidhja me prindin me seks te kundert.

Shume njerez mund te kene konflikte te brendshme te pazgjidhura, te mbartura nga femijeria. Dhe i perjetojne keto konflikte si dobesi, pasiguri dhe frike, ndaj kur befas bien ne dashuri, e cila eshte reciproke, dobesia, frika dhe pasiguria sikur zbehen: ndjehen te dashuruar, edhe pse nuk jane te perfeksionuar. Pra, eshte dikush qe i pranon. Ndjehen te realizuar, te sigurt. Por kur kjo dashuri u kercenohet, frika dhe pasiguria qe mendonin se i kishin flakur pergjithmone kthehen me force prape tek ata.

Nese personi qe ata dashuronin, personi qe mendonin se e donte dhe e pranonte me gjithe te metat e tyre i braktis per nje tjeter, pastaj u duket sikur s’ka me shpresa per ta, nuk mund te ndjehen me serish te sigurt, as ne ato gjera qe me pare i pelqenin tek vetja. Edhe cilesite e marredhenieve qe vendosen jashte “zones” seksuale jane shume percaktuese, pra menyra e te jetuarit te lidhjes emocionale te dashurise, aftesia per t’i besuar tjetrit, perkujdesja ne intimitet, harrimi ne ndjenja dhe pasion e te tjera si keto.

Ne dukje ngjajne me dicka krejt te ndryshme nga deshira, por ajo nuk eshte vetem produkt trupor dhe eshte shume lehte e modifikueshme prej te gjitha ndjesive. Jane te rendesishme edhe arsyet qe, edhe pse jo seksuale, shtyjne ne sjellje seksuale, si: ankth, trishtim, ndjenje vetmie, afeksion, nevoje per intimitet emocional, nevoje per te shkarkuar tensionin ose per te pasur avantazhe. Qendron edhe fakti se nuk mund te shkeputesh lehte nga e kaluara. Lidhjet e vjetra, pozitive ose negative, ndertojne nje bagazh pak a shume te rende, qe merret nga pas gjate gjithe jetes.
Burimi:Infoalbania
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi