Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Çka duhet të dijë fëmija që rri vetëm? Empty Çka duhet të dijë fëmija që rri vetëm?

Sun 23 Feb 2014 - 15:38
Çka duhet të dijë fëmija që rri vetëm?

Çka duhet të dijë fëmija që rri vetëm? Koha-1392969829

Duke i ushtruar fëmijët që të qëndrojnë vetëm në shtëpi, ju ushtroni vetëqëndrimin e tyre. Kur fëmijët janë vetëm, ata ndërtojnë pavarësinë e tyre, ndjenjën e përgjegjësisë dhe teknikën e gjindshmërisë praktike. Por, për të qenë e gjitha siç duhet, ja disa këshilla të cilat mund t’ju ndihmojnë.
Pas moshës 12-vjeçe, mund të filloni ta mësoni fëmijën që të qëndrojë vetëm në shtëpi. Ndarjet e para duhet të fillojnë ngadalë dhe me maturi. Së pari shkoni deri në ndonjë dyqan apo ndonjë vend tjetër, të cilin fëmija di që është afër shtëpisë suaj.
- Çka duhet të bëni?: Sigurohuni që fëmija juaj është i gatshëm të kujdeset për vetveten kur ju nuk jeni pranë tij. Gjithmonë duhet të jeni në dijeni se ku e keni fëmijën, me kë është dhe çfarë bën. Mësoni fëmijën tuaj me rregullat e sigurisë:
- Kë ta telefonojë në raste urgjente.
- Në rast rreziku, si të shpjegohet nëpërmjet telefonit se ku ndodhet vendbanimi juaj.
- T’ju telefonojë sa herë që të mbërrijë në shtëpi.
- Se si t’i mbyllë dyert dhe dritaret, dhe alarmin e sigurisë po që se e keni.
- Që në asnjë rast të mos e lejojë askënd të huaj të hyjë në shtëpi pa lejen tuaj.
- Që personit që troket në derë të mos i tregojë që është i vetëm në shtëpi.
- Që çelësin e shtëpisë ta mbajë në vendin ku nuk mund t’i humbet.
- Si të reagojë në rast zjarri.
- Që të mos hyjë në shtëpi po qe se dyshon që diçka nuk është në rregull - p.sh. derën e lënë hapur, dritare e thyer…
- Që t’ju telefonojë, nëse diçka e frikëson apo nëse diçka e bën që të mos ndihet mirë.
Këto janë disa këshilla dhe rregulla që duhet patjetër t’ia mësoni fëmijës suaj, në qoftë se atë e leni vetëm në shtëpi. Dhe nëse ai nuk i di këto patjetër duhet të qëndrojë dikush me të, ose dërgojeni te të afërmit tuaj.

ZERI INFO
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi