Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane e trafikut të kokainës dhe heroinës
Tue 25 Feb 2014 - 1:24
Policia italiane ka arrestuar katër shqiptarë dhe një italian, të cilët akuzohen për trafik droge, ku është sekuestruar një sasi droge me vlerë 4 milionë euro
Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptaro-italiane të trafikut të heroinës dhe kokainës, ku në pranga kanë rënë pesë shqiptarë. Operacioni antidrogë u zhvillua në qytetin e Olbias, në verilindje të Sardenjas ku policia sekuestroi 18 kg drogë me vlerë 4 milionë euro.
Pas përfundimit të operacionit antidrogë, policia dha detaje të mëtejshme gjatë një deklarate për shtyp, ku njoftohej se të arrestuarit janë shtetasit shqiptarë Eugert Bici 30 vjeç, Elis Pisha 28 vjeç, si edhe italiani 25-vjeçar Simone Canu.
Hetimi i koduar “Polo Est”, nisi gjatë muajit shkurt pasi me datë 17 autoritetet lokale vunë në pranga çiftin shqiptar Durim dhe Sivana Bejko 54 dhe 59 vjeç, të akuzuar për trafikim droge pasi gjatë kontrollit policor në makinën e tyre u gjetën 8.6 kg kokainë dhe 9.5 kg heroinë.
Gjatë kontrollit në shtëpitë e të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar më shumë se 50 gr kokainë, një pistoletë “Bereta” së bashku me një sasi plumbash, rreth 20 mijë euro para kesh, 2 makina në përdorim nga të arrestuarit dhe shumë materiale për përpunimin e drogërave.
Të gjithë të arrestuarit do të përballen me akuza për trafikim të lëndëve të rrezikshme narkotike në sasi të konsiderueshme dhe tashmë gjenden në burgun e Tempio.
Hetimi konsiderohet nga autoritetet lokale si një përpjekje e përbashkët e departamentit të policisë rajonale të Olbias dhe skuadrës së Sasarit në kuadër të ndalimit të lulëzuar të trafikut të heroinës dhe kokainës në ishullin e Sardenjës.
/Shekulli Online/ E.L./

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi