Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Banda shqiptare e kokainës Empty Banda shqiptare e kokainës

Mon 11 Feb 2013 - 10:45
Policia skoceze asgjeson një nga grupet më të mëdha të drogës në vend, e drejtuar nga shqiptarë, e cila qarkullonte drogë në shumën e 1.2 milionë stërlinave.

Një ish-femijë refugjati, i ardhur nga Kosova ne 1999, Arben Dumani, u shndërrua ne kreun e nëntokes skoceze të drogës, duke furnizuar qytetet skoceze me kokainë.

Agjensia skoceze e luftës kundër drogës, e survjonte qe prej nje muaj çdo levizje te bandes shqiptare te kokaine, duke filmuar gjithçka.

E drejtuar nga “Mr.Big” me fytyre femije, Arben Dumani, 23 vjeç, kjo bande qarkullonte kokaine ne vleren e 1.2 milione sterlinave sic njoftn gazeta “Sunday Mail” e se dieles.

Bosi i saj kishte ardhur dhjete vjeç ne Skoci nga Mitrovica, bashke me te motren.

Ne kuader te operacionit policor “Eclipse”, pjesëtaret e tij kane dale perpara Gjykates se Larte ne Glasgou dhe jane shpallur fajtorë.

23-vjeçari Dumani, qe levizte me nje makine Mercedes, bashke me pjestaret e bandes se tij, presonin drogen per ta shitur ate me pas si te nje cilesie dhe perqindje me te larte, nderkohe qe ne telefonin e tij “Blackberry” dedektivet qe kane survejur çdo levizje te tyre, kane gjetur foto te tij dhe bashkepunetoreve te tij duke marre kokaine dhe tundur kartmonedha.

Ata jane arrestuar ne momentin kur po behej transportimi i nje sasie kokaine ne vleren e afro çerek milione sterlinave ne qytetin e Gllasgout.

Prokurori i çështjes, Andrju Miller, tha ne procesin gjyqyesor se ”Dumani dhe bashkepuntoret e tij ishin ne dijeni te operacionit policor, por perdornin dorashka plastike per te mos lene shenjat e gishtrinjve dhe te ADN-se”.

Kryededektivi i agjensise skoceze te luftes kunder droges, Athol Aitken thote per “Sunday Mail” se kishim te benim me nje sasi te madhe droge qe do te demonte tejmase komunitetet ne Skoci nga perdorimi i saj dhe e mirepres vendimin e gjykates e cila do mundesoj qe personat e perfshire te denohen per krimet e tyre”.

Arben Dumani dhe nje bashkepuntor i bandes u shpallen fajtor ndersa dy bashekpuntore te tjere te gjithe shqiptare, e pranuan akuzen gjate procesit gjyqesor.

Nderkohe Dumani gjate tere kohes tha se ishte i pafajshem dhe ishte viktime e Prokurorise. Edhe motra e Dumanit, Aida 25 vjeçe thote se vellai i saj ishte viktime e sajesave nga Prokuroria dhe se ai nuk kishte bere asnje shkelje dhe se nuk do e leme me kaq kete çeshtje”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi