Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Planet greko–serbe për ndarjen e Maqedonisë Empty Planet greko–serbe për ndarjen e Maqedonisë

Fri 7 Mar 2014 - 16:00
Në Maqedoni po debatohet lidhur me një libër grek të titulluar “Aleanca e Poshtër” e autorit Tahis Mihas, i cili hedh dritë mbi planet greko – serbe për ndarjen e Maqedonisë, transmeton INA.
Kjo temë ka nxitur debate dhe analiza edhe te qarqet analitike dhe politike maqedonase, të cilët kanë komentuar librin dhe kanë vënë në shënjestër edhe planin e ndarjes në të cilin do të ishte përfshirë edhe Shqipëria.
Në vitin 1992, në Athinë me nismë të kryeministrit të asaj kohe, Konstantin Micotakis ishin zhvilluar tri takime për ndarjen e Maqedonisë. Në takimin e parë, presidenti i Rumanisë kishte refuzuar propozimin e kryeministrit grek, ndërsa përfaqësuesit e Bullgarisë dhe ish-Jugosllavisë, kjo e fundit që udhëhiqej nga Sllobodan Millosheviçi, kishin shprehur qëndrime të përmbajtura. Në këto takime nuk ishte ftuar Shqipëria. Në takimin e dytë, kësaj radhe pa Rumaninë, presidenti bullgar Zhelju Zhelev ishte shprehur i përmbajtur, ndërsa Sllobodan Millosheviç kishte kërkuar se duhet të pritet edhe pak kohë për shkak të angazhimeve të tij në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë. Ka pasur edhe takim të tretë, vetëm mes Micotakis dhe Millosheviçit, ku nuk ka pasur marrëveshje ashtu siç thuhet siç kishte dashur Micotakis.
Vetëm pas përfundimit të këtyre tre takimeve, Shkupi zyrtar ishte njoftuar mbi zhvillimin dhe përmbajtjen e tyre. Plani për agresionin ushtarak grek ndaj Maqedonisë ishte vërtetuar edhe nga zyrtari grek i shërbimit sekret Glikaris.

“Jo rastësisht edhe sot, Aleanca Greko – Bullgare dhe pjesërisht edhe me Rumaninë, përsërit planin, por tani duke bllokuar proceset euro-integruese të Maqedonisë për në BE. Kësaj radhe kjo shkon në mënyrë më të sofistikuar, për dallim nga plani i vjetër i agresionit. Edhe pas 20 viteve, politika strategjike greke është e udhëhequr nga përcaktimet e njëjta të definuar nga Micotakis dhe bashkëpunëtori i tij Samaras, i cili është kryeministër aktual i Greqisë”, shkruan gazetari maqedonas, Aleksandar Damovski. Plani greko – serb ishte i qartë që të përkufizohej ndarja e Maqedonisë dhe vendosja e kufirit midis Greqisë dhe Serbisë.
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Planet greko–serbe për ndarjen e Maqedonisë Empty Re: Planet greko–serbe për ndarjen e Maqedonisë

Sat 8 Mar 2014 - 0:18
Ndodhin gjera te cuditshme.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi