Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Topi: Qarqe serbe nuk ia duan të mirën Maqedonisë Empty Topi: Qarqe serbe nuk ia duan të mirën Maqedonisë

Thu 19 Apr 2012 - 18:31
Dy presidentët Bamir Topi dhe Gjorgje Ivanov theksuan se institucionet janë përgjegjëse për tu ballafaquar me rastin e vrasjes së pesëfishtë në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit. Presidenti i Shqipërisë, Topi dhe homologu i tij maqedonas Ivanov bënë thirrje për qetësi dhe përmbajtje nga qytetarët në Maqedoni, njofton KTV.

Në një konferencë të përbashkët me gazetarët në Shkup, dy presidentët nënvizuan se midis dy shoqërive nuk ka vend për vepra që mund të ndikojnë negativisht në stabilitetin e rajonit. Presidenti shqiptar duke shprehur ngushëllimet në adresë të familjeve të viktimave, tha se ky akt destabilizues duhet ti nënshtrohet një hetimi adekuat dhe të trajtohen në përputhje me ligjin.

Ndërsa presidenti Gjorgje Ivanov theksoi se institucionet shtetërore në këtë situatë po veprojnë me përgjegjësi të lartë. Presidenti Topi ka folur edhe për rolin e mediave në këtë situatë si dhe ka shprehur kritika ndaj qasjes së qarqeve serbe, që sipas tij, kanë prapavijë qëllimkeqe për situatën në Maqedoni
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi