Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

PD-PS të bashkëpunojnë për të mirën e Shqipërisë Empty PD-PS të bashkëpunojnë për të mirën e Shqipërisë

Mon 26 Mar 2012 - 18:32
Intensifikohet thirrjet e Brukselit në adresë të politikës shqiptare për nevojën e bashkëpunimit për axhendën europiane. Një ditë pas deklaratës së zv/kryetarit të delegacionit për Europën Juglindor, Jelko Kacin se krahas raport-progresit, Parlamenti Europian do të nxjerrë një raport të ri për Shqipërinë, ka ardhur edhe qëndrimi i Libor Rouçek, zv/kryetarit të grupit të Aleancës Progresiste të Socialistëve dhe Demokratëve europianë.

Në një prononcim të djeshëm për "Albanian Screen" ai tha se në 6 muajt në vijim do të jenë nën vëzhgim sjelljet e politikës shqiptare jo vetëm për kriteret e kërkuara nga Bashkimi Europian por edhe për zgjedhjen e Presidentit të Republikës në muajin korrik.

"Të dyja forcat e mëdha politike së bashku: Partia Demokratike dhe Partia Socialiste tani duhet të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre për axhendën evropiane. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse ajo që do të ishte thelbësore këtë vit, është raport progresi i vjeshtës. Unë personalisht do të doja që të diskutohej për Shqipërinë, por ne, grupi ynë politik i socialistëve e demokratëve nuk kemi një raportues për Shqipërinë. Më parë e kemi pasur këtë, por tani e ka marrë një grup tjetër. Ne mund të bëjmë presion, por nuk kemi raportues. Por ajo që është më e rëndësishme për Shqipërinë, është që ajo duhet të bëjë ndryshime, të bëjë reforma. Në mënyrë që këto ndryshime të përfshihen në raportin e progresit të Komisionit që del në tetor", - tha Rouçek për AS.

Raporti i Parlamentit Europian do të debatohet dhe miratohet përpara publikimit të raportit të progresit të Komisionit Europian në tetor. Dy ditë më parë, zv /kryetari i delegacionit për Europën Juglindor, Kacin deklaroi lidhur me këtë çështje se "nga njëra anë ky raport është një mbështetje, dhe nga ana tjetër ajo është një kritikë pozitive për të përmirësuar imazhin e vendit dhe të ekonomisë. Pikë së pari, për të dinamizuar hapat e ardhshëm të procesit të pranimit Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi këtu dhe Shqipërinë, kanë një prespektivë europiane shumë të qartë. Kjo është arsyeja që unë pres që pas këtij debati, ne do të jemi në një pozitë akoma më të mirë për të marr vendimet e duhura. Ne sapo kemi vendosur se duhet të kemi një raport tjetër për monitorimin që po bëhet në Kroaci. Prandaj për shkak të kësaj unë jam mëse i sigurt që dhe Shqipëria do të ketë këtë lloj raporti për këtë vit. Ky është një detyrim", u shpreh ai.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi