Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Ndryshoni për të mirën e lidhjes suaj Empty Ndryshoni për të mirën e lidhjes suaj

Sat 29 Jun 2013 - 15:22
Ndryshoni për të mirën e lidhjes suaj Dashuria-1372506240
Secili ka bindjet e veta rreth mënyrës sesi dashuron dhe asaj çfarë kërkon nga një marrëdhënie; bindje që pasqyrojnë një realitet pak më të thellë, e që shpesh varen nga plagët e vjetra. Çdo bindje e shtyn personin të zhytet në një lloj fati të paracaktuar, që në fund rezulton të jetë i njëjtë dhe gjithmonë i paplotësuar. Por gjërat a duhet të shkojnë vërtet në këtë mënyrë? Në dashuri vërtet duhet të jemi ata të zakonshmit?
- Ndryshimi: Ndoshta jo, mund të jeni shumë ndryshe madje, por duhet të eksperimentoni alternativa të tjera, pra të ndryshoni mënyrën e të dashuruarit, njësoj siç bëni me një punë që ju është mërzitur, me miqtë, gardërobën etj. Kur duam dikë jemi 100 % vetvetja dhe jo personi që kemi qenë 10, 20 apo 30 vjet më parë. Nuk ka kuptim të përdorim metoda të vjetra për të qëndruar me partnerin. Ndoshta në të kaluarën kjo mënyrë është përdorur për të mbrojtur veten nga limitet, plagët dhe frikat e ndryshme, por në qoftë se sot jemi të pakënaqur emocionalisht dhe historitë e dashurisë kanë gjithmonë të njëjtin fund, do të thotë se prej kohësh ky model nuk është më i suksesshëm dhe se ka ardhur momenti i ndryshimit. Kjo do të thotë se në një marrëdhënie që vërtet na intereson, duhet të jemi 100% vetvetja: të sjellim risi, të fantazojmë, të bëjmë gjëra të bukura. Në një lidhje sentimentale rol të rëndësishëm luan edhe kurioziteti.
- Braktisja: Braktiseni për pak kohë personazhin tuaj të dashur dhe përpiquni të njihni më mirë veten. Secili prej nesh ka mënyrën e vet për të perceptuar dashurinë, por ka nga ata që përsërisin gjithmonë të njëjtat gjëra, duke bërë monotone çdo lidhje që krijojnë. Për të ndryshuar mjafton të shmangni skemën e përhershme dhe t’i përshtateni më shumë realitetit. Mos kini pretendime dhe mos krijoni iluzione të kota. Veproni me kujdes dhe në qetësi.
- Vështirësitë: Ndonjëherë pa dashje gjërat bëhen monotone, të mërzitshme. Për të ndryshuar situatën keni nevojë për fakte të reja, emocione të forta, të ndieni dashurinë. Natyrisht që trishtimi do kohë të largohet, por detyra juaj është të përpiqeni për të ndryshuar, për ta hedhur pas krahëve mërzitjen. Në qoftë se ia vlen, përse të mos rrezikoni fundja? 

/ ZERI INFO /
InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

Ndryshoni për të mirën e lidhjes suaj Empty Re: Ndryshoni për të mirën e lidhjes suaj

Mon 1 Jul 2013 - 22:07
Nuk mendoj se do jet e nevojshme ..Ai/Ajo qe te dashuron te dashuron ashtu sic je dhe ska nevoj te ndryshohs duke te pranuar ashtu sic je... Very Happy
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi