Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Shqiptare
Shqiptare
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4177
<b>Hobi</b> Hobi : shqiptaria
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Shqiperi
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/07/2011

Keni partner xheloz? Mund ta “ndryshoni”! Empty Keni partner xheloz? Mund ta “ndryshoni”!

Thu 5 Jul 2012 - 19:28
Si mund të përgjigjeni pozitivisht kur partneri juaj është xheloz? Si mund të bëni qëxhelozia të ndihmojë t’ju sjellë më afër, në vend që të shkatërrojë marrëdhënien tuaj? Këtu janë disa ide që mund t’i merrni në konsideratë: 1. Shmangni emocionin dhe fajësimin. Nëse partneri juaj është xheloz, kjo do të thotë se ai është emocional, kështu që është mirë nëse ju nuk ktheni mbrapa emocionalitet. Shmangni fajësimin e tij për mënyrën se si ai ndjen. Për shembull, në vend që të thoni, “Ti po bëhesh budalla, boll u solle si një fëmijë!” ose “Si guxon të mendosh se unë do të të mashtroj ty!”, përqendrohuni tek ajo që është e vërtetë për ju: “Unë të dua dhe kurrë nuk do të bëja asgjë që do të rrezikonte marrëdhënien tonë”. Kjo mund të marrë formën e një mesazhi, duke thënë se lidhja është konfirmuar më shumë se një herë. Kur njerëzit janë emocionalë, mesazhi nuk mund të merret gjithmonë që me herën e parë.

2. Shprehje joverbale që mund të shpëtojnë. Një partner xheloz është i frikësuar, të paktën përkohësisht, për faktin se ekziston dikush tjetër që është më shumë tërheqës fizikisht apo emocionalisht dhe/ose ka një plan që t’ju marrë juve larg. Një nga strategjitë që të vijnë në ndihmë në rastin kur do të zbulosh një të metë kërcënuese tek tjetri, është: “Ai??? Po ai s’e ka ulur ndonjëherë kokën të punojë gjithë ditën”. Ose: “Ajo? Po nuk e ke parë si është gjithë puçrra?”. Pale kur i thua partnerit tënd: “Unë i kam sytë në ballë dhe e shoh se ç’njerëz janë dhe nuk do munden dot të më bëjnë për budallaqe apo të ma hedhin”.

3. Bëni një plan. Është e rëndësishme të pyesni se çfarë mund të bëni për ta bërë partnerin tuaj të ndihet më rehat në lidhje me situatën, dhe së bashku të dilni me një plan. Nëse ajo ndihet në siklet ngaqë ju po drekoni me një bashkëpunëtore apo kolege tërheqëse, ndoshta do të ndihmonte nëse dhe ajo do të kishte ftesë për t’u bërë pjesë e tavolinës. Nëse ai është i shqetësuar që ju keni foto të ish-të dashurit tuaj të në faqen e Facebook-ut, ndoshta është koha për t’u marrë me to. Flisni së bashku për të dhe vendosni se çfarë do të bëni.

Xhelozia nuk mund të dëmtojë një marrëdhënie nëse çifti është i ndjeshëm ndaj njëri-tjetrit, dhe nëse ata punojnë së bashku për të krijuar një ambient të sigurt. Është normale që një partner të bëhet xheloz dhe në mënyrë të përsëritur. Ai madje mund të zgjonte pasionin tuaj! Duke mbështetur njëri-tjetrin dhe duke punuar nëpërmjet saj të dy së bashku, është mënyra më e zgjuar për ta mbajtur lidhjen tuaj të fortë.

(ar.ku/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi