- LunaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11704
Vendndodhja : Iη sυηsεт
Anetaresuar : 14/10/2010
Restaurimi më i shëmtuar që mund të keni parë ndonjëherë
Thu 23 Aug 2012 - 22:36
Afresku “Ecce Homo” në vitet, përkatësisht 2010, 2012, dhe në imazhin e fundit pas “restaurimit”
Ekspertët e artit në të gjithë botën kanë mbetur të shokuar pas restaurimit të tmerrshëm që një e moshuar ishte përpjekur t’i bënte një afresku të shek. të 19 me figurën e Jezu Krishtit, në një kishë në Saragoza të Spanjës. Afresku i piktorit Elias Garcia Martinez, me titull “Ecce Homo”, që tregonte Jezu Krishtin me kurorën e tij të famshme me gjemba, qëndronte prej 120 vjetësh në Kishën e Mëshirës, në Saragoza, por gjatë vitit të fundit kishte filluar të pësonte dëmtime si rezultat i agjentëve atmosferikë dhe kohës.
Kështu, një grua 80-vjeçare, e cila mesa duket e mbante veten eksperte arti, mori përsipër, pa asnjë autorizim, restaurimin e afreskut, i cili në fund të punës së të moshuarës ngjante si një person i ardhur nga planeti i majmunëve dhe nuk kishte asnjë lidhje me Jezu Krishtin.
ksperte e artit do të përpiqen ta shpëtojnë afreskun nga shpërfytyrimin, por mendojnë se tashmë është shumë vonë për të bërë diçka për të.
Burime nga kisha, ku afresku qëndronte prej më shumë se 2 shekujsh, shprehen se “Ecce Homo” nuk kishte vlera të mëdha materiale, por më tepër shpirtërore. E moshuara kishte vepruar pa asnjë lloj autorizimi, e nisur ndoshta nga arsye të mira për të dhënë ndihmën e saj. Në kishë hyjnë e dalin shumë njerëz dhe asnjëri nuk e kishte vënë re se çfarë po bënte 80-vjeçarja, derisa ajo e kishte përfunduar “kryeveprën” e saj./ GlobiSot.Org/
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi