Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Doktori pronazist 'shpëtohet' nga shqiptarët Empty Doktori pronazist 'shpëtohet' nga shqiptarët

Sat 8 Mar 2014 - 21:09
Një mjek nga Selaniku, anëtar i "Agimit të Artë", i cili u gjet me fotografinë e Hitlerit në shtëpi dhe që u akuzua se kishte diskriminuar emigrantët e huaj, mes tyre shumë shqiptarë, u la i lirë, vetëm pasi bashkëkombësit tanë dëshmuan pro tij në gjyq.
Prokuroria kërkoi 16 muaj burgim me kusht për tre vjet dhe një gjobë prej 2 500 euro. Mjeku 57 vjeç, me specialitetin neurolog, u arrestua në New Mihaniona, për shkak se ai kishte vendosur në derën e klinikës, një frazë në gjermanisht fyese për çifutët ku shkruhej: “Hebrenjtë nuk janë të mirëpritur”.
Mjeku, i cili dyshohet se është anëtar i "Agimit të Artë" është dënuar për shkelje të ligjit kundër diskriminimit racor dhe për posedim të paligjshëm të armëve, si dhe për posedim të substancave të varësisë, pra tableta farmaceutike, të cilave u mungonte receta e nevojshme. Mjeku, i cili u arrestua më 1 mars, mohoi të gjitha akuzat dhe deklaroi se ai nuk i kishte shkruar ai fjalët në portën e klinikës, por njerëz të panjohur, në mungesë të tij.
Nga ana e tij, zv-kryetari i bashkisë së Selanikut, Xhon Thermaikoy i tha gjykatës se mjeku ua kishte pranuar atyre postimin në billboard. Mjeku argumentoi atëherë si anëtar i këshillit bashkiak se e vendosi mbishkrimin për të protestuar ndaj faktit që izraelitët kishin hedhur granatë në Rripin e Gazës, ku lanë viktimë një fëmijë, raporton "shqiptarja.com".

Në hetimin e mëvonshëm, në shtëpinë e mjekut, në prani të një oficeri gjyqësor, janë gjetur dhe sekuestruar doreza metalike, dy prej të cilave mbajnë simbole naziste, 12 thika, dy copa dru për mprehje të thikave dhe 64 tableta farmaceutike, të cilat nuk kishin recetën e nevojshme. Siç shihet edhe në foto janë gjetur dhe sekuestruar, një flamur me simbolet naziste, dy veshje me simbole naziste, një revistë me materiale në lidhje me Agimin e Artë dhe Adolf Hitlerit,si dhe dy fotografi të Hitlerit. Siç shkruajnë mediet greke, me dhjetëra dëshmitarë nga Shqipëria ishin edhe “shpëtimtarët” e mjekut nga Selaniku. Ata u rrëfyen togave të zeza se mjeku i kishte kuruar dhe nuk kishte bërë dallime racore ndaj tyre. Por emigrantë të tjerë të huaj, kryesisht ata me ng
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi