Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Kur doktori të ngjall frikë Empty Kur doktori të ngjall frikë

Tue 3 Apr 2012 - 2:17
Teknikat e reja dhe mjetet gjithnjë e më të sofistikuara diagnostikuese të mjekësisë mund të ngjallin frikë, gjë që mund të na largojë nga të qenët të shëndetshëmDikur nuk ishte kështu. Për gjyshërit tanë nuk ishte ndonjë dramë e madhe të vizitoheshin te doktori, apo të bënin analiza gjaku. Mjeku ishte një figurë familjare dhe qetësuese, sëmundjet ishin shumë herë më pak të njohura, e po ashtu edhe ekzaminimet që kryheshin. Mjekësia kishte vendin e saj dhe ideja e të qenët i sëmurë ishte pjesë përbërëse e jetës. Sot, rritja e pabesueshme e dijeve, sëmundjeve të njohura, teknikave të sofistikuara diagnostikuese dhe kurave në dispozicion krijojnë në mënyrë paradoksale një efekt më shumë çoroditës sesa qetësues, duke e bërë të papranueshme në shumë raste një sëmundje të caktuar.
Paradokset e zhvillimit mjekësor
Është njësoj sikur i gjithë ky “arsenal” për të identifikuar dhe kuruar sëmundjet, në vend që të rrënjosë paqen dhe sigurinë ndjell të kundërtën, duke nxitur fantazma të fuqishme dhe pasiguri. Aparatura të tilla si skaneri apo rezonanca manjetike, që shohin brenda trupit në një mënyrë që para një apo dy dekadash vetë shkencëtarëve do t’u dukej magjike, ngjallin te njerëzit ankth, sepse tani mund të zbulohet çfarëdolloj “gjëje” shkatërruese brenda trupit të tyre, ashtu siç ndodh edhe me analizat e gjakut, që shpesh përdoren si tregues të fuqishëm të një sëmundjeje të papritur dhe të rëndë, edhe pse mund të mungojnë simptomat.
Sigurisht që nuk është për të gjithë kështu, por janë gjithnjë e më të shumtë ata që, edhe për analiza të thjeshta kontrolli humbasin toruan, duke u sjellë në mënyrë të paarsyeshme teksa presin daljen e përgjigjeve, ose nënvlerësojnë vizitat e ekzaminimet edhe atëherë kur është vërtet e nevojshme.
Simptomat
- Ndiejnë neveri totale për mjekët dhe spitalet
- E mohojnë faktin se kanë nevojë për vizitë edhe atëherë kur simptomat janë të dukshme
- Kanë tension të lartë dhe janë të padurueshëm për marrjen e përgjigjes
- Fantazojnë sikur u ka mbetur dhe pak jetë për të jetuar, ndiejnë ankth dhe panik
Frika
- Mendojnë se mos kanë ndonjë tumor malinj
- Ndonjë sëmundje neurologjike degjenerative (parkinson ose alzhajmer)
- Kanë frikë se mos zbulojnë ndonjë prirje për infarkt
Rreziqet
- Këshillat janë për të gjithë personat pa përjashtim, por në veçanti për ata që nënvlerësojnë vizitat dhe analizat. Asnjëherë nuk duhet t’i neglizhoni simptomat serioze dhe ato më pak serioze, sepse sëmundja avancon dhe atëherë është më e vështirë për t’u kuruar.
- Personat që kanë pësuar një herë, mund ta neglizhojnë sërish, sepse nuk dëshirojnë t’i rikthehen sërish asaj periudhe të vështirë, megjithatë nuk mund ta lënë veten pas dore. Sa më shumë kohë të kalojë, aq më keq është. Nuk duhet humbur asnjëherë besimi se mund të kuroheni.
Ekzaminimet e frikshme
- Skaneri dhe rezonanca manjetike (e kokës dhe trupit)
- Analizat e gjakut, si të përgjithshmet ashtu edhe ato specifike
- Ekografia
- Mamografia dhe “Pap Testi”
- Endoskopia (sidomos gastrite dhe e zorrës së trashë)
Këshilla: doktori duhet të jetë miqësor
Përveç doktorit, një rol të veçantë luani edhe ju vetë, sepse fobitë që keni tregojnë se nuk e njihni thellë veten; që jeta juaj mendore është shkëputur nga ajo trupore; që bëni pak dashuri dhe jo ashtu si do doje. Nëse e bindni veten dhe i korrigjoni, kjo do t’ju ndihmojë që të ndryshoni.
Zgjidheni mirë doktorin
Në vend që të sorollateni sa andej-këndej, lidhuni me një doktor të cilit i besoni, që ju njeh dhe di ta shërojë frikën tuaj. Kështu, falë shpjegimeve të qarta dhe sigurisë në vetvete, nuk do të bëni gabime të tilla në të ardhmen.
Mos “përdorni” familjarët
Përpiquni të krijoni me këtë doktor një marrëdhënie të drejtpërdrejtë, pa përfshirë familjarët, duke nxjerrë justifikime se do të vizitoheni e ju duhet një shoqërues, sidomos kur janë të shqetësuar. Nëse keni ndonjë shqetësim, së pari ia thoni doktorit tuaj.
Mos e shtyni për më vonë
Nëse mjeku i zgjedhur dëshiron t’ju vizitojë ose t’ju përshkruajë analizat, takojeni menjëherë, jo sepse mund të ketë ndonjë urgjencë, por për të reduktuar kohën e një pritjeje që edhe nëse e shtyni për më vonë, do të duhet të përballeni me të.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi