Procesi Jackson, doktori në lot
Fri 28 Oct 2011 - 13:36
Mjeku i Michael Jackson, doktori Conrad Murray, shpërtheu në lot ndërsa disa dëshmitarë të mbrojtjes u paraqitën në Gjykatën e Los Anxhelosit, ku ai po gjykohet për vrasje të pavullnetshme.
Pesë ish-pacientë dhanë dëshmi se sa i përkushtuar kishte qenë Murray gjatë kurimit të tyre, në të njëjtën kohë që e përshkruan si një njeri bujar dhe shumë të dashur.
Murray përfundoi në lot, kur një nga pacientët i kujtoi sallës se si doktori hapi një klinikë mjekësore për të varfërit në një prej lagjeve periferike të Hjustonit, Teksas. Në bazë të ligjit kalifornian lejohen dëshmitarë për të krijuar dyshime rreth fajësisë, ndonëse nuk kanë lidhje direkte me ngjarjen.
Megjithatë, disa ekspertë mjekësore e kanë karakterizuar deri tani mjekun personal të Mbretit të Popit si të papërgjegjshëm në administrimin e qetësuesëve të fortë, të cilët eventualisht sollën vdekjen tragjike të këngëtarit në moshën 51-vjeçare.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi