Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Divorcohet “Doktori” i Fiks Fare Empty Divorcohet “Doktori” i Fiks Fare

Thu 15 Mar 2012 - 3:33
Divorcohet “Doktori” i Fiks Fare Doktori-fiks-fareGenti Pjetri, i njohur për publikun si “Doktori” i programit televiziv “Fiks Fare”, është zyrtarisht i divorcuar. Gjykata e Tiranës pranoi dje kërkesën e tij për zgjidhje martese, të depozituar pak kohë më parë në këtë Gjykatë. Lajmi u konfirmua nga burime zyrtare pranë Gjykatës, sipas të cilave gjykimi i divorcit mes Genti Pjetrit dhe Gerta Pjetrit u përfundua me një seancë të vetme. Në këtë seancë, gjykata u kërkoi palëve pajtim, çka ka rezultuar i pamundur. Në vijim, gjykata ka pranuar kërkesën e çiftit Pjetri për divorc përmes një marrëveshjeje mes palëve. “Seanca gjyqësore filloi në orën 11:12 pas fazës pajtimore me prezencën e kërkuesve. Pajtimi ndërmjet tyre u pa se nuk është i mundur, ndaj u kalua në seancë gjyqësore. Pasi përfundoi gjykimi në tërësi, u shpall vendimi përfundimtar për zgjidhjen e martesës”, thuhej në dispozitivin e vendimit. Gent dhe Gerta Pjetri iu drejtuan Gjykatës së Tiranës më 21 janar të këtij viti. Në objektin e kërkesës së tyre për divorc kërkohej “Zgjidhje martese, miratimi i projektmarrëveshjes lidhur midis palëve”, pasi ata kishin rënë dakord për divorcin para se të paraqiteshin në Gjykatë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi