Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristiina
Kristiina
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
<b>Postime</b> Postime : 5449
<b>Hobi</b> Hobi : Noti...
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : GRECCE
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/01/2010

Denoncimi i “Fiks Fare”, Spahia: Do merren masa Empty Denoncimi i “Fiks Fare”, Spahia: Do merren masa

Tue 15 May 2012 - 17:41
Një ditë pas denoncimit të bërë nga “Fiks Fare” lidhur me gjendjen në kraterin e shpërthimit në Gërdec, ku banorët, mes të cilëve shumë fëmijë mbledhin djegore për t’i shitur, zv/ministri i Mbrojtjes tha se po merren masa si dhe u bëri thirrje njerëzve të mos futen në këtë zonë.

“Po punohet në rajonin e Gërdecit ku është një kompani amerikane nëpërmjet një nënkontraktori anglez. Gërdeci është një zonë ushtarake dhe gjej rastin t’u bëj thirrje banorëve që në asnjë rast të mos hyjnë në këtë territor deri sat ë përfundojë gjetja dhe asgjesimi i të gjithë municioneve që kanë ngelur në këtë rajon. Kemi kryer shumicën e patrimit të kësaj zone dhe synimi ynë është që brenda këtij viti, të pastrohet, rehabilitohet dhe certifikohet e gjithë zona e Gërdecit. Është detyrë edhe e komunitetit që të mos afrohet në këto zona ushtarake”, thotë zv/ministri, Spahia.

Katër vjet pas tragjedisë, disa nga banorët e Gërdecit dhe të fshatrave përreth, guxojnë çdo ditë të hyjnë brenda zonës së rrezikut dhe të kërkojnë metalin e mbetur pas shpërthimit. Gra, burra dhe fëmijë futen fshehurazi në territorin që është vetëm pak metra larg kraterit vdekjeprurës. Ata kërkojnë të mbledhin metalin e mbetur pas tragjedisë dhe ta shesin atë për skrap, për të mbijetuar në kushtet e mungesës së mjeteve të mjaftueshme financiare.

Gazetarët e “Fiks Fare” janë futur bashkë me banorët në zonën e ndaluar për civilët dhe kanë gjetur djegore të paplasura, të cilat gjenden nga fëmijët e më pas çmontohen prej tyre për t’u shitur për skrap.
tch
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi