Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Skandali i filmuar nga Fiks Fare: Maturantët do ndihmohen në provimet e maturës në këmbim të votes p Empty Skandali i filmuar nga Fiks Fare: Maturantët do ndihmohen në provimet e maturës në këmbim të votes p

Wed 5 Jun 2013 - 13:49
Message reputation : 100% (1 vote)
Skandali i filmuar nga Fiks Fare: Maturantët do ndihmohen në provimet e maturës në këmbim të votes p Drejtori-300x239Emisioni Fiks Fare, në Top Channel, ka mundur të regjistrojë një bisedë me drejtorin e një shkolle në Lushnje, që pranon se ata po ndihmojnë maturantët në provimet e maturës shtetërore në këmbim të votave pro Partisë Demokratike. Kështu drejtori i shkollës së mesme në Bubullimë, në kundërshtim me ligjin që thotë se arsimi është i depolitizuar, filmohet duke thënë se ka organizuar një takim të maturantëve me kandidatët për deputetë në qark dhe tani do ndihmojë ne provime ata maturantë që ishin pro- PD-së.
Fiksi: Si është situata në prefekturë? Pra si është situata me mësuesit?
Drejtori: Për momentin themi se e kemi mirë. Mbrëmë isha në një takim me të rinjtë. Mendoj se shkoi mirë. Problemi i Imshtës dihet, ia kam përcjellë edhe Sokolit… Imshta do rrugën, bëra dje bisedime me Mesilën, më thanë OK. Do fillojë. Më dobët mendoj se është Pirra. Por, mendoj se duke hyrë kryetari, ai shefi nga Pirra, e kemi.
Fiksi: Pjesa e arsimit, mësuesve, jua keni dhënë listën?

Drejtori: Për momentin nuk e kemi shpërndarë. Sapo u ktheva nga një seminar për provimet e maturës. Në bashkëpunim me drejtorin do t’ua shpërndajmë shpejt atyre. Po e morën informacionin. Tani unë mendoj se përderisa janë bërë investime për Bubullimën, ne mendojmë se situatën e kemi në dorë, të shikojmë. Shkolla, rruga, tregu. Mendoj se situatën mirë e kemi, të shikojmë. S’e di! Do vemi pastaj, ndërhyrje ka… Kemi nja 50–60 maturantë që votojnë. U bëra një ditë atje një takim me Mesilën, me Florin, me të, mendoj se doli mirë. Të premten kemi provimin, mos i ndihmojmë një çikë. Meqë e kemi në dorë situatën, aq duan ata. Dy provimet e para, ne themi të japim maksimumin, t’i ndihmojmë. Dy lëndë provime janë para zgjedhjeve. Provimet me zgjedhje pastaj, janë pas zgjedhjeve. Kështu kemi folur edhe me shefen, me Irmën. Futim brenda mësuesit e letërsisë, matematikës. Nesër kemi edhe takimin me mësuesit, u kemi caktuar 10 familje./alb-observer.com/
avatar
ai cuni
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 30
<b>Postime</b> Postime : 349
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 09/12/2012
http://cuni@info.al

Skandali i filmuar nga Fiks Fare: Maturantët do ndihmohen në provimet e maturës në këmbim të votes p Empty Re: Skandali i filmuar nga Fiks Fare: Maturantët do ndihmohen në provimet e maturës në këmbim të votes p

Wed 5 Jun 2013 - 20:07
fuck cfare fati pse nuk vijne ketu ne tirane keto oferta........... Skandali i filmuar nga Fiks Fare: Maturantët do ndihmohen në provimet e maturës në këmbim të votes p 2585209286 Skandali i filmuar nga Fiks Fare: Maturantët do ndihmohen në provimet e maturës në këmbim të votes p 2585209286
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi