Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Skandali i provimit të maturës  Empty Skandali i provimit të maturës

Mon 2 Jul 2012 - 8:49
Matura Shtetërore ka përfunduar, por pas ka lënë gjurmë të errëta. Provimi me zgjedhje ka përfunduar me arrestimin e katër mësuesve në Kamëz, të cilët kanë kërkuar 25 deri në 50 mijë lekë për të ofruar përgjigjet e pyetjeve.

Ministria e Arsimit sqaron se ndëshkimi do të jetë individual dhe nxënësit që kanë kopjuar do të vlerësohen sipas rregullave të Maturës Shtetërore.

“Ndëshkimi kurrë nuk është kolektiv që do të thotë mosnjohje e provimit apo mosnjohje e pikëve për ata që kanë kopjuar”, shprehet Alfons Harizaj, drejtori i përgjithshëm në vlerësimin e Maturës Shtetërore.

Por, veç arrestimit, ditën e zhvillimit të provimit të fundit me zgjedhje, Parlamenti Rinor bëri publike faqet në Facebook ku jepeshin përgjigjet e testit. Ministria e Arsimit nuk jep shpjegime se përse lejohen nxënësit të futen në provim me telefona celularë, ndërsa thekson se ky ishte një incident i vogël në krahasim me gjithë procesin.

“Këto janë njolla të vogla në krahasim me procesin në tërësi që është i pacënuar. Dyshimet për kopje hetohen nga komisionet tona të ngritura për këto raste”, shton Harizaj.

Ministria e Arsimit lajmëroi se pasditen e së dielës do të jepen dhe përgjigjet e matematikës. Per ta ky proces ka qenë i rregullt dhe niveli i përgjithshëm i testeve ka qenë mesatar. Kjo sipas tyre tregohet edhe me nivelin më të lartë të notave këtë vit.
Skandali i provimit të maturës  Harizaj-Alfons
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Skandali i provimit të maturës  Empty Re: Skandali i provimit të maturës

Tue 3 Jul 2012 - 13:53
Ketyre u duhet rrjepur lekura per se gjalli...
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi