Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Diploma e maturës, me elemente sigurie Empty Diploma e maturës, me elemente sigurie

Mon 28 Mar 2011 - 15:36
Fill pas konstatimit të abuzimeve që
janë bërë vetëm gjatë këtij muaji me dëftesat e shkollës së mesme, ka
reaguar Ministria e Arsimit dhe Shkencës, e cila ka publikuar dje disa
të dhëna mbi elementet e sigurisë së diplomës së maturës me të cilën do
të pajisen të rinjtë këtë vit.

Ndonëse për vite me radhë numërohen
një sërë rastesh kur është abuzuar me dhënien e dëftesave të gjimnazeve,
duke i falsifikuar ato me qëllim përfitimin e parave nën dorë,
parashikohet që një fenomen i tillë të mos ndodhë më në arsimin
shqiptar, ose të paktën të minimizohet në maksimum.
Mësohet se diploma e pjekurisë për herë të parë do të jetë e një formati tjetër, e pajisur me elemente të forta sigurie.

Ndryshe nga përvojat e kaluara, ajo do të shtypet në shtypshkronja të
veçanta. Të paktën kështu pohoi dje drejtori i arsimit parauniversitar,
Fatmir Vejsiu, i cili theksoi se kjo iniciativë do t’i japë fund njëherë
e mirë falsifikimit të diplomave të maturës për shkak të sigurisë që
ofron, por edhe sepse në rast se do të evidentohen abuzime të tjera,
shtypshkronja që e ka shtypur atë do të mbajë përgjegjësinë që i takon.

"Ky dokument do të lëshohet jo më nga shkolla, por nga drejtori i
Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Shtypet në shtypshkronja të letrave me
vlerë, pra është një karton që në brendësi përmban logon e ministrisë,
është diçka që e vendos ministri me stafin e tij për të ditur se kush
është elementi i sigurisë në trupin e diplomës", - sqaroi Vejsiu.
Ndërkohë, mësohet se diplomës së re do t’i bashkëngjitet edhe një
certifikatë që do të përmbajë listën përkatëse të notave të çdo
maturanti, e cila edhe pse përbën risi në sistemin e Maturës Shtetërore,
parashikohet që vitin e ardhshëm të pësojë disa ndryshime të tjera.

"Certifikata e notave ka si element sigurie vetëm ID-në, e nxënësit që
përputhet me ID-në e tij në diplomë, pra në ID-në që merr nxënësi në
provimet e Maturës Shtetërore do të jenë të pasqyruara notat e katër ose
pesë viteve të shkollës së mesme. Kjo ka një kosto shumë më të lartë se
ajo e dëftesës së pjekurisë", - pohoi drejtori i arsimit
parauniversitar.

Vendimi

Vitin e kaluar, MASH, nëpërmjet një udhëzimi sqaroi se në përfundim të
procesit të Maturës Shtetërore nxënësi do të pajiset me diplomë të
Maturës Shtetërore, jo më me dëftesë pjekurie, siç ka ndodhur gjatë
përvojave të kaluara. “Provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje të
Maturës Shtetërore zhvillohen në përfundim të vitit shkollor në një
sesion të vetëm”, - thuhet në vendimin e ndryshuar. Arsimi i mesëm quhet
i përfunduar kur nxënësi arrin rezultate kaluese në provimet e
detyruara dhe ato me zgjedhje.

Kjo do të thotë që të rinjtë duhet me patjetër t’u nënshtrohen provimeve
të MSH-së, që të quhen më pas kalues të tre viteve të shkollës së mesme
dhe të mund të pajisen me diplomë të maturës.

Rastet

Në kuadër të falsifikimit të dëftesave të gjimnazeve, vetëm gjatë muajit
mars janë arrestuar 8 persona, një prej të cilëve ishte mësues në
shkollën e mesme të përgjithshme “Kostandin Kristoforidhi” në Tiranë,
ndërsa 7 të tjerët persona të thjeshtë, banues të qyteteve të ndryshme
të Shqipërisë.

Arsimtari 57-vjeçar, kundrejt pagesave prej 200 mijë lekësh të reja,
lëshonte një dëftesë pjekurie për persona që nuk kanë qenë të
regjistruar kurrë më parë si nxënës apo studentë në arsimin e mesëm në
Tiranë.

Ndërsa 7 personat e tjerë janë arrestuar dy ditë më parë në qytetin e
Elbasanit, pasi kanë aplikuar për të qenë studentë pranë universitetit
“Aleksandër Xhuvani” me dëftesa false.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi