Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Auditorë të zhurmshëm, por diploma pa dije Empty Auditorë të zhurmshëm, por diploma pa dije

Thu 4 Oct 2012 - 14:40
Auditorë të zhurmshëm, por diploma pa dije Shkolla-300x220Nëse do të likuidosh një komb, të lëkundësh fort themelet e tij, atëherë lufto dijen pasi me shumë siguri ai do të shuhet, do pushojë së ekzistuari.
E pra, ja ku është katandisur arsimi shqiptar, një institucion që ofron sasi por jo cilësi.
Nga ENXHI KASTRIOTI

Populli që i merr fëmijët për dore dhe i shoqëron gjatë gjithë jetës së tij duke i ushqyer me dije, është me siguri ai që më së shumti do të jetojë më gjatë dhe sigurisht më mirë.
Kështu kanë thënë të parët, por siç duket jo të gjitha vlejnë për Shqipërinë, ose të paktën është Shqipëria ajo që “kërkon” të bëjë përjashtim nga çdo normalitet jetësor i menduar.
E gjitha kjo ndodh pasi kemi një diagnozë tepër të rëndë dhe siç duket, jo shpejt të shërueshme. Vuajmë nga ajo sindroma e “tranzicionit të përhershëm”; e nisëm duke bërë maskara urbane e natyrore, e tani i jemi futur të gjithë, pa përjashtim, të luftojmë me çka mundemi sistemin arsimor. Një situatë e cila është më shqetësuese dhe më problematike se gjithë të tjerat, sepse jemi duke shkatërruar me plot kuptim e fjalës, institucionin e dijes, arsimin, nga ku rrjedhimisht do të përcaktohet edhe e ardhmja e Shqipërisë.
Megjithatë, pavarësisht se të gjithë jemi dëshmitarë apo protagonistë të masakrës së re të shkaktuar, zor se e marrim mundimin e të flasim, sepse korrupsioni, pabarazia janë bërë si gramatikë, ku gabimet që bëhen nga të gjithë më në fund pranohen si rregulla.
Dhe janë pikërisht këto rregulla të pashkruar, që e kanë futur arsimin shqiptar në ca qorrsokakë, nga ku zor se ndonjëherë mund të arrihet të shihet dritë. Pasi të menduarit sot për nesër, pa pasur një plan apo pritshmëri për të ardhmen ka filluar të na rrjedhë nëpër vena. Nuk kemi një vizion të qartë, që të dimë ku shkojmë dhe për çka të qëndrojmë, sepse ne nuk kemi një motiv a synim për të arritur diçka, thjesht kënaqemi me suksesin e momentin, pa marrë parasysh se do të biem poshtë, shumë lehtë gjatë rrugës.
Si i tillë, jo shumë mirë i menduar, erdhi dhe vendimi për liberalizimin e universiteteve, i cili në pamjen e parë u duk si diçka tepër frytdhënëse, pasi do të ndikonte pozitivisht në rritjen e përqindjes së popullsisë së arsimuar. Gjithashtu, ndryshimi i procedurës së pranimit në universitet me një sistem të ri provimi të mirëmonitoruar nga Ministria e Arsimit, siç mendohej të ishte Matura Shtetërore, e cila do të “zhdukte” një herë e përgjithmonë, korrupsionin aktiv të zhvilluar nga pedagogët në provimet pranuese nëpër universitete.
Në këtë mënyrë, u duk se më në fund u gjet një zgjidhje për një ndër problematikat më të mëdha postkomuniste. Por në të gjithë këtë, harruam se vendimet e mëdha dhe frytdhënëse nuk arrihen jo me shkathtësi apo shpejtësi, por me arsyetimin e thellë dhe forcën e gjykimit.
Dhe për ta kuptuar këtë, na u desh fare pak kohë, se kishim të bënim në një sistem tërësisht të dështuar. E sigurisht s’kishte se si të ndodhte ndryshe, edhe në Maturën Shtetërore depërtoi korrupsioni, miku i pandarë i çdo shqiptari dhe institucioni shtetëror. Duke ofruar një pabarazi dhe mosfunksionalitet gjithësor.
Megjithatë, atje ku dua të ndalem më së shumti dhe që e shoh një problem tejet serioz është sistemi meritë preferencë, për të cilin koha ka treguar se nuk është pasqyruesi më i mirë i mundshëm, i aftësive dhe i njohurive të studentëve të rinj. Të ashtuquajturit profesione të preferuar, bëjnë që kandidatët për studentë të vërsulen drejt tyre duke bërë që artificialisht të rriten kuotat e pikëve të pranimit. E nëse vëmë re trendin e këtyre viteve të fundit dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, do kemi një farmaci për çdo familje dhe mjek për çdo person.
Në antitezë më këtë, brezin e ri do ta arsimojnë ata të 2500 pikëshve, maturantët e notës 5 dhe 6 të cilët po mbushin auditorët në degët mësuesi, pasi kuotat e vendosura për këto degë, janë tejet të ulëta a thua se janë profesione krejt të parëndësishëm. Paradoksale dhe tronditëse, që Lasgush Poradeci do e quante “Lemeri për llaftari”.
E nëse në rastin më të keq një mjek mund të vdesë një përsosë, mësues të paftë mund të shuajnë një komb, një ardhmëri. Sepse nëse do të likuidosh një komb, të lëkundësh fort themelet e tij, atëherë lufto dijen pasi me shumë siguri ai do të shuhet, do pushojë së ekzistuari.
E pra, ja ku është katandisur arsimi shqiptar, një institucion që ofron sasi por jo cilësi. Ofron diploma por jo dije. Ndodhet në një rrugë pa drejtim, pa synim por sigurisht që do të lerë pasoja të mëdha në ardhmëri. /alb-observer.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi