Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Adios kopjim, tashmë në provimet e maturës zhurmues për celularët

prej Thu 31 Jan 2013 - 11:18
Adios kopjim, tashmë në provimet e maturës zhurmues për celularët CelDuket se ministria e Arsimit e ka marrë shumë seriozisht cështjen e kopjimit nëpërmjet celularëve. Kështu sipas një projekti do të merren masa që në rpvimet e ardhshme shtetërore të vendosen zhurmues në ambientet që do të zhvillohen provimet e Maturës Shtetërore. Lajmi është bërë public nga z. Ndriçim Mehmetit, shef i sektorit të monitorimit dhe vlerësimit në MASH, I cili ka sqaruar se kjo do të sjellë një administrim më të mirë të provimeve, por do të shmangë edhe rastet e ndryshme të kopjimit, që në ditët e sotme janë tepër të sofistikuara, si kufjet me magnet, të cilat janë pa fije dhe nuk mund të shikohen me sy, pasi futen thellë në aparatin e dëgjimit.

“Do krijojmë mundësi që në të gjitha zonat ku do të kemi provimin, të vendosim bllokues për mjetet e komunikimit elektronik. Komunikimi nuk bëhet vetëm përmes celularit, po mund të ketë kufje të fshehta, që montohen sikundër thonë, në organet e dëgjimit dhe është e pamundur të shihen me sy”, është shprehur për mediat Mehmeti,

Gjithashtu sipas tij do të shtohen edhe kriteret për mësuesit që do të mbikëqyrin testet, të cilët në jo pak raste janë akuzuar për shkelje të rregullores. /alb-observer.com/


Adios kopjim, tashmë në provimet e maturës zhurmues për celularët Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi