Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Ankth nga provimet? - Ja si largohet Empty Ankth nga provimet? - Ja si largohet

Fri 2 Mar 2012 - 17:22
Në një kohë që dimri ka hyrë në muajin e fundit, për shumë studentë kjo është një periudhë studimi e ngarkuar. Ata vuajnë nga ethet e provimeve.“Më dridhen duart dhe nuk ndihem mirë. Herën e fundit isha aq keq sa më është dashur të vjell tre herë para se të dilja nga shtëpia”.Xheniferi, e cila nuk preferon të thotë mbiemrin, mund të ishte diplomuar në degën e kimisë në Universitetin e Bonit, nëse nuk do të kishte problemin e ankthit. Sapo afron një provim oral, atë e pushton paniku dhe nuk mund të përqëndrohet për të studiuar. Kur vjen provimi ajo nuk mund t'i përgjigjet asnjë pyetje edhe pse ajo di përgjigjen e saktë.

Problemi është i zakonshëm. Është e vështirë të thuash se sa studentë vuajnë nga ankthi i provimeve, por pothuajse çdokush student njeh dikë tjetër që vuan nga ky problem, thotë Xhenifer. Në Universitetin e Bonit çështja po trajtohet me seriozitet. Psikologia Claudia Kerp drejton një workshop, që ka si qëllim të përgatisë studentët për të përballuar ankthin dhe të përfundojnë me sukses studimet.

Ka shumë faktorë që ndikojnë në gjendien e ankthit para provimeve, shpjegon psikolgoia Kerp. “Disa studentë janë të stresuar sepse nuk kanë mësuar aq sa duhet për provimin dhe në këtë rast paniku është i kuptueshëm. Nga ana tjetët ka studentë që e venë veten nën presion. Ata duan të arrijnë rezultate maksimale dhe duan të mësojnë në mënyrë perfekte. Më pas ka edhe studentë të cilët kanë dështuar në provimet e mëparshme, gjë që i bën shumë nervozë në provimet e ardhshme.”

Yvone, e cila është gjithashtu një studente në degën e kimisë në Universitetin e Bonit - Gjermani, vuan nga ankthi i provimeve. Ajo ka luftuar ankthin për disa vite me radhë. Ja ç’thotë duke folur me radion DW: “Unë ndiej ankth edhe kur jam duke pirë një kafe me një shoqe. Nuk jam në gjendie ta shijoj sepse filloj të ankohem se nuk kam mësuar sa duhet dhe gjërat që ende nuk i di.”

Fatmirësisht shumë profesorë i kuptojnë këto vështirësi të studentëve. “Herën e fundit që nuk munda të kaloja në një provim profesori më pyeti nëse isha në gjendje të vazhdoja apo jo, sepse isha ulur para tij, po dridhesha dhe po flisja duke belbëzuar. Ai më këshilloi që të ndiqja workshopet kundër anktheve të provimeve”, thotë Xhenifer.

Për psikologen Claudia Kerp ky ishte vendimi i duhur, sepse dështimi në një provim ul akoma më shumë besimin tek vetja dhe kjo e çon studentin në një vetë izolim social. Në workshopet e saj, ku salla është gjithmonë e mbushur, Kerp i ndihmon studentët në dy mënyra. Ata mësojnë se si të organizojnë kohën e tyre dhe si të veprojnë me simptomat e ankthit. “Mbi të gjitha studentët duhet të dijnë sa material kanë për të studiuar dhe më pas ta ndajnë në pjesë të vogla. Kjo e bën studimin më të lehtë” thotë psikologia Kerp.

Një pikë tjetër mjaft e rëndësishme është që materiali të ushtrohet me gojë dhe për këtë Kerp rekomandon që studentët duhet të mësojnë në grupe të vogla. Por edhe pse studenti ndihet i përgatitur, ankthi mund ta pushtojë gjatë provimit. Frymëmarrja e rregullt mund të parandalojë një gjë të tillë shpjegon Kerp. “Duke u fokusuar tek frymëmarrja ju e shpërqëndroni veten nga mendimet negative që përkeqësojnë akoma më shumë gjendjen e ankthit. Vetëm dy minuta i'u duhen për tu qetësuar.”

Duke folur për këto gjëra mund të luajë një rol të rëndësishëm në luftën kundër ankthit. Teknika e dytë ka si qëllim për të kontrolluar ato se çfarë mendojmë gjatë provimit.

“Studentët të cilët vujanë nga ankthi tentojnë të përqëndrohen në gjërat që nuk kanë studiuar dhe jo në ato që i dinë shumë mirë. Studentët duhet të kuptojnë se cilat mendime ua shtojnë ankthin për t'i larguar më pas nga mendja. Kjo ndihmon gjithashtu edhe në përspektivën e të menduarit dhe provimi mund të merret si një bisede me miqtë”, shprehet Kerp.

Reçeta e Kerp është rezultative dhe ka patur shumë histori suksesi. Workshopet kanë ndihmuar shumë edhe Xhenifer-in. Ajo tani është në gjendie të organizojë më mirë kohën e saj dhe të kontrollojë ankthin ndërkohë që studion. “Dëgjimi i përvojave të studentëve të tjerë se si përballojnë stresin është një ndihmë e madhe. Ne ndihmojmë njëri tjetrin duke folur për një problem të përbashkët”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi