Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Calypso
Calypso
Princeshe Forumi
Princeshe Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 36630
<b>Hobi</b> Hobi : shkrimi
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne hapat e jetes
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/05/2011

Ankth në Universitetin e Elbasanit Empty Ankth në Universitetin e Elbasanit

Tue 22 May 2012 - 11:05
Ankth në Universitetin e Elbasanit Qirinjte-viktimave

Lajmi i vdekjes së 12 studentëve ka shokuar studentët e Universitetit të Elbasanit. Mëngjesin e së hënës ata kanë përcjellë studentët e tjerë që u nisën me dy autobuzë për ekspeditë dhe që do ktheheshin në mbrëmjen e së enjtes.

Studentët e gjuhë-letërsisë dhe të degëe të tjera u grumbulluan pasditen e se hënës para hyrjes së universitetit dhe kanë ndezur qirinj për shokët e tyre duke u lutur për ta.

Më pas është kërkuar që për studentët të dhurohet gjak sepse në spital ishin me dhjetra të plagosur që kishin nevojë për mjekim.

Policia e Elbasanit ka mbërritur në universitet dhe ka kërsuar listën me emrat e studentëve që janë nisur


Sipas të dhënave nga universiteti në autobuzin e rrëzuar ishin studentët e grupit A dhe B të gjitha vajza.

Më pas është kërkuar emri i shoqërisë së tranmsportit që kishte vënë në dispizicion autobuzët. Shoqëria është “Llixha 2001” me pronar Arjan Dakën.

Gjendja psikologjike e studentëve është mjaft e rënduar, sidomos për ata që kanë patur shokët e tyre në këtë ekspeditë. Mungesa e komunikimit në telefon mes tyre ka shkaktuar panik tek studentët, që nuk kanë marrë pjesë në ekspeditë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi