Studentët e Juridikut, 1500 lekë tarifë për provimet jashtë sezonit
Wed 30 May 2012 - 18:46
Emanuela Sako
Fakulteti Juridik ka vendosur tarifa për sezonin shtesë të provimeve. Është I pari që e ka bërë dhe me shumë gjasa do pasohet nga fakultetet e tjerë të universitetit publik.
Çka nënkupton që çdo gjë që nuk parashikohet në rregulloren e fakultetit, duhet të paguhet dhe të jetë përgjegjësi e vetë studentëve që kërkojnë sezone shtesë. Hapi i parë i bërjes së provimeve me lekë? Dekani i Fakultetit Juridik, Altin Shegani, shpjegon se tarifat janë futur në sezonet shtesë vetëm për sistemin part-time dhe jo për sistemin e ditës.
Dy lloj tarifash
Tarifat janë të ndryshme për studentët që e kanë fakultet të parë dhe për ata që e kanë fakultet të dytë.
“Të gjithë studentët që e kanë fakultet të parë Juridikun në sistemin me kohë të pjesshëm duhet të paguajnë 500 lekë për provim. Ndërsa, ata që e kanë fakultet të dytë, duhet të paguajnë 1500 lekë. Këto tarifa nuk janë ndonjë gjë e madhe për studentët, pasi janë të përballueshme”,- shprehet Altin Shegani, duke shtuar se nëpërmjet kësaj tarife paguhen pedagogët që duhet të marrin pjesë në provime, në sezone shtesë; kjo, pasi provimet nuk janë të programuara në rregullore dhe janë bërë vazhdimisht me kërkesë të studentëve.
“Kemi kosto shtesë”
“Pedagogët duhet të paguhen për pjesmarrjen e tyre. Por një arsye tjetër e bërjes së provimeve me pagesë është edhe kostoja shtesë e këtyre provimeve, si përshembull printimi, shtypja, vetë fleta etj, – thotë z.Shegani.
Të gjitha këto do paguhen nga vetë studentët megjithëse po flasim për universitet publik.Në këtë udhë janë edhe fakultet e tjera, të cilat nuk e kanë vendosur ende, por po kërkohet që secili fakultet të bëjë propozimet e veta për vendosjen e tarifës. (nuk do kenë të njëjtat tarifa)
Tarifa të tjera?
Dekani u shpreh për Shekullin se më vonë do të shihet mundësia nëse pagesa-tarifë do të futet ose jo në sistemin e ditës. “Nuk e di se çmund të bëhet për sistemin e ditës, por për part-time janë vendosur, të tjerat do të diskutohen më vonë. Unë kam vetëm dy muaj që kam ardhur në krye të dekanatit dhe do të shoh gjithçka që mund të bëj për këtë fakultet, duke i respektuar të gjitha palët”,- shprehet Altin Shegani.
Fakultetet e tjera
Një ndër universitetet e tjera që kanë vendosur tarifa është dhe Universiteti Bujqësor i Kamzës. Studentët që kanë provime të mbartura do të paguajnë 1 mijë lekë për provim. Që do të thotë se ata që do të regjistrohen për dhënien e disahershme të provimeve, më parë duhet të paguajnë tarifën, pasi nuk do të pranohen në provim.
Universiteti i Kamzës, e ka aplikuar këtë proces për sistemin e ditës dhe jo vetëm për part-time.
Reagimi i studentëve?
Deri në vendosjen e tarifave në të gjitha fakultetet do të vazhdojë të vijohet me provimet në sezone shtesë, por pa pagesë.
Ideatorët e këtyre tarifave thonë se egzistenca e tyre do shtyjë edhe vetë pedagogët të jenë më korrektë. “Vazhdimisht nuk kanë qenë korrekt në oraret e provimeve apo në ditët përkatëse, pasi atyre nuk u paguhet pjesmarrja në provime. Në këtë mënyrë, interesi i pedagogëve dhe studentëve duhet të jetë i përbashkët. Dmth, interesi dhe pagesa duhet të ecin paralel me njëra-tjetrën”.
Ky është arsyetimi i atyre që mbështesin këtë sistem pagesash të reja në universitetet publike, që nuk dihet ende çfarë reagimi do marrin nga vetë studentët.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi