Anketa: Universiteti i Shkodrës më i korruptuari. Arrestohet pedagogu i Juridikut
Sat 16 Jun 2012 - 16:26
Një pedagog i Universitetit të Shkodrës është arrestuar sot me akuzën e marrjes së ryshfetit në këmbim të favorizimit në provim.
Fran Qafa, pedagog në Fakultetin Juridik të universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, është arrestuar në flagrancë duke marrë para nga një student, në këmbim të notës kaluese në provim.
Policia e Shkodrës bën të ditur se pedagogu ishte nën hetim prej disa kohësh, pas denoncimeve të shumta të bëra nga studentët e tij.
Pedagogu Fran Qafa akuzohet për shpërdorim detyre, dhe korrupsion pasiv nga personat që ushtrojnë funksione publike.
Universiteti i Shkodrës i korruptuar, 3 në 4 studentë i blejnë provimet
Universiteti i Shkodrës ka realizuar një anketë, në të cilën shtrohen një tërësi pyetjesh lidhur me shqetësimet dhe ankesat që kanë studentët e këtij universiteti. Sipas përfundimeve të pyetësorit, korrupsioni në Universitetin “Luigj Gurakuqi” është në nivel mjaft të lartë, ku 3 në 4 studentë paguajnë pedagogët për të marrë provimet.
74% e studentëve i janë përgjigjur me po, pyetjes se, “a keni dhënë qoftë dhe vetëm njëherë para (lekë) për të marrë një lëndë”, pra thuajse 3 në 4 studentë kanë dhënë para për të blerë provimet. Fakulteti i Drejtësisë ka shkallën më të lartë të korrupsionit me 88%, ndërsa më të ulët e ka Fakulteti i Gjuhëve të Huaja me 58%.
Përsa i përket përmirësimit të kushteve në sallat dhe auditorët e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, 67% e studentëve përgjigjen se kushtet nuk janë përmirësuar. Nga të gjashtë fakultetet e këtij universiteti, Fakulteti Ekonomik paraqitet më problematiku, ku 90% e studentëve të këtij fakulteti shprehen se kushtet nuk janë përmirësuar. Ky fakultet prej vitesh vuan mungesën e theksuar të mjediseve për të zhvilluar normalisht procesin mësimor. Nga ana tjetër fakulteti që paraqitet më mirë është ai i Shkencave të Edukimit, ku 52% e studentëve, të cilit shprehen se kushtet janë përmirësuar. Sivjet në këtë fakultet janë realizuar disa investime në infrastrukturë.
40,3% e studentëve të Universitetit të Shkodrës shprehen se, media ka luajtur rol në uljen e korrupsionit. Në Fakultetin e Drejtësisë 82% e studentëve përgjigjen se media nuk ka luajtur rol në uljen e tij, ndërsa 54% e studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja përgjigjen se media ka luajtur rol të rëndësishëm në uljen e korrupsionit.
54,3% e studentëve përgjigjen se sekretaritë mësimore respektojnë oraret e tyre të punës. Në dy fakultete situata paraqitet më tepër problematike, në Fakultetin e Drejtësisë, ku 66% e studentëve shprehen se orari i punës nuk respektohet nga sekretaria mësimore dhe në Fakultetin e Shkencave Shoqërore, ku 58% e studentëve të saj mendojnë po të njëjtën gjë. Situata paraqitet më e mirë në Fakultetin e Shkencave të Edukimit, ku 68% e studentëve përgjigjen se respektohen oraret e punës nga sekretaria mësimore dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja me 64%.
Në pyetësor morën pjesë 300 studentë, 50 për secilin fakultet të USH-së. Pyetësori u realizua nga Këshilli Studentor i Universitetit të Shkodrës. /E.L/

- TironciAdministrator
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 15973
Hobi : te qeroj oriz me doreza boksi
Vendndodhja : New York U.S.A
Anetaresuar : 12/10/2011
Re: Anketa: Universiteti i Shkodrës më i korruptuari. Arrestohet pedagogu i Juridikut
Sat 16 Jun 2012 - 16:41
OOO eshte prish ai vend qe kur erdh ne qeveri dhondri Serbise Sali Berisha
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi