Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord Empty Zhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord

Sat 8 Mar 2014 - 21:42
Në bord ishin 153 shtetas me kombësi kineze, 38 malazian,12 indonezianë, shtatë australianë, tre francez, katër amerikanë, dy shtetas nga Zelanda e Re, Kanadaja dhe Ukraina, një nga Rusia, Italia, Tajvan, Holanda dhe Austria
Një avion i kompanisë ajrore “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord ka humbur kontaktet. Avioni ishte nisur nga Kuala Lumpur me destinacion Pekin-in.

Në bord ishin 153 shtetas me kombësi kineze, 38 malazian,12 indonezianë, shtatë australianë, tre francez, katër amerikanë, dy shtetas nga Zelanda e Re, Kanadaja dhe Ukraina, një nga Rusia, Italia, Tajvan, Holanda dhe Austria.
Zhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord XRGkYVFZhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord JdFpjBLZhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord 8JelqXQZhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord IFnz8s6Zhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord ZiLX5aqZhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord 3TKhU3rZhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord C8nXcsnZhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord 5GGDWUNZhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord RRf4zlS
Piloti i avionit të pasagjerëve ishte kapiteni Zaharie Ahmad Shah, një 53 –vjeçar nga Malajzia, i cili punonte me këtë linjë ajrore që nga viti ‘81. Zv/piloti i tij ishte 27-vjeçari Zyrtari Fariq Ab. Hamid, edhe ky nga Malajzia, i cili punonte për këtë linjë ajrore që nga 2007-ta .

Fuad Sharuji tha: " Ne u përpoqëm për ta sjellë avionin në kontakt me mjete të ndryshme, duke ditur rrezikshmërinë pasi avioni mbante lëndë djegëse brenda tij”.

Lai Xuan Thanh, drejtor i Autoritetit Cvil të Aviacionit në Vietnam, tha se avioni ishte mbi det në momentin kur humbëm kontaktet dhe koordinatat e tij.

Më shumë se 10 orë pas kontaktit të fundit, zyrtarë nga disa vende të botës janë duke luftuar për të gjetur avionin. Xinhua tha se Kina ka dërguar dy anije e shpëtimit detar në Detin e Kinës Jugore, për të ndihmuar në përpjekjet e kërkim-shpëtimit . “Është ose në tokë diku i paprekur, ose është fundosur diku nën ujë".

/Shekulli Online/S.H./
Hotlani
Hotlani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Ilirida
<b>Postime</b> Postime : 1151
<b>Hobi</b> Hobi : lexim dhe shkrim i poezive
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Në hapsirën shqiptare
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 14/11/2012
http://www.engjujtshqiptare.com

Zhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord Empty Re: Zhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord

Sun 9 Mar 2014 - 2:22
Zoti dasht e kjo tragjedi mos të ket përfunduar ashtu siç po mendohet,por prap kjo është punë e allahut dhe ai din të bëjë mrekullira.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord Empty Re: Zhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord

Sun 9 Mar 2014 - 15:19
Avioni i zhdukur i linjës “Malaysia Airlines” mund të jetë kthyer prapa
239 pasagjerët ishin nga 14 shtetësi të ndryshme, përfshirë 152 kinezë, 38 malajzianë dhe katër amerikanë
Zhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord Avioni%204
Autoritetet malazeze thonë se avioni i linjës “Malaysia Airlines”, i cili ka më tepër se 24 orë që është zhdukur mund të jetë kthyer prapa. Skuadrat e shpëtimit e kanë zgjeruar zonën e kërkimit në det, ndërsa operacionet e kërkimeve ajrore u pezulluan dje për të rifilluar sërish sot.

Avioni u zhduk nga radarët gjatë kohës që po fluturonte mbi gjirin e Tajlandës. Në listat e avionit me 239 pasagjerë, figurojnë edhe dy pasagjerë nga Italia dhe Austria, të cilët nuk ndodhen në avion por pasaportat e tyre janë vjedhur para dy vjetësh në Tajlandë.

Dyshohet se ky mund të jetë një akt terrorist, megjithatë ende nuk është konfirmuar një dyshim i tillë. I pyetur mbi këtë gjë, kryeministri i Majlazisë Najib Razak tha se autoritetet vendore janë duke kërkuar dhe hetuar rreth çdo piste, edhe rreth mundësisë së një akti terrorist, por sipas tij është herët për të dalë në një konkluzion të tillë.

Pilotë të ekipeve vietnameze të shpëtimit thanë se dalluan dy njolla të mëdha nafte pranë brigjeve jug-perëndimore të vendit, megjithëse nuk janë zbuluar pjesë të avionit. Faqja e kompanisë në Facebook thotë se pasagjerët ishin nga 14 shtetësi të ndryshme, përfshirë 152 kinezë, 38 malajzianë dhe katër amerikanë.

/Shekulli Online/ E.B./
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord Empty Re: Zhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord

Sun 9 Mar 2014 - 20:36
Avioni i zhdukur i linjës “Malaysia Airlines” ka rënë në oqean
13:40-Mediat vietnameze raportojnë se është konfirmuar tashmë që avioni i zhdukur prej më shumë se 24 orësh ka rënë në oqean. Sipas së përditshmes vietnameze “Tuoi Tre” Marina e Vietnamit ka konfirmuar sot se avioni MH370 i linjës “Malaysia Airlines” është përplasur 153 milje në jug të ishullit Phu Quoc.

Ndërsa sipas “The Mirror” një familjar i pasagjerëve që ndodhen në avion i ka rënë telefonit të kushëririt të tij që ishte në avionin MH370, dhe deklaron se zilja bie por nuk përgjigjet njeri. Po ashtu mediat kineze raportojnë se edhe familjarë të tjerë të pasagjerëve konfirmojnë se telefonat e personave që ndodhen në avion bien, por nuk përgjigjet kush.

08:40-Avioni MH370, i linjës “Malaysia Airlines”,mund të jetë kthyer prapa

Autoritetet malazeze thonë se avioni i linjës “Malaysia Airlines”, i cili ka më tepër se 48 orë që është zhdukur mund të jetë kthyer prapa. Skuadrat e shpëtimit e kanë zgjeruar zonën e kërkimit në det, ndërsa operacionet e kërkimeve ajrore u pezulluan dje për të rifilluar sërish sot. Avioni u zhduk nga radarët gjatë kohës që po fluturonte mbi gjirin e Tajlandës. Në listat e avionit me 239 pasagjerë, figurojnë edhe dy pasagjerë nga Italia dhe Austria, të cilët nuk ndodhen në avion por pasaportat e tyre janë vjedhur para dy vjetësh në Tajlandë.

Dyshohet se ky mund të jetë një akt terrorist, megjithatë ende nuk është konfirmuar një dyshim i tillë. I pyetur mbi këtë gjë, kryeministri i Majlazisë Najib Razak tha se autoritetet vendore janë duke kërkuar dhe hetuar rreth çdo piste, edhe rreth mundësisë së një akti terrorist, por sipas tij është herët për të dalë në një konkluzion të tillë. Pilotë të ekipeve vietnameze të shpëtimit thanë se dalluan dy njolla të mëdha nafte pranë brigjeve jug-perëndimore të vendit, megjithëse nuk janë zbuluar pjesë të avionit. Faqja e kompanisë në Facebook thotë se pasagjerët ishin nga 14 shtetësi të ndryshme, përfshirë 152 kinezë, 38 malajzianë dhe katër amerikanë.

/Shekulli Online/ E.B./
Sponsored content

Zhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord Empty Re: Zhduket avioni i linjës “Malaysia Airlines” me 239 persona në bord

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi