Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Kompjuteri që mund të rrotullohet dhe paloset

prej Sun 9 Mar 2014 - 15:29
Kompjuteri që mund të rrotullohet dhe paloset Article-0-1AA75FD600000578-842_634x453
E dashuroni kompjuterin tuaj tabletë, por a keni menduar ndonjëherë që ta mbështillni si një gazetë dhe ta fusni në xhep?

Shumë shpejt kjo do të bëhet e mundur falë teknologjisë së jashtëzakonshme, e cila do të mundësojë përdorimin e pajisjeve elektronike që mund të palosen ose të përkulen. Deri tani, këta përbërës kompjuterikë – fletë të holla plastike qarqesh elektronike, të ngjashme me fletët e letrës, mundësohen vetëm në sasi shumë të vogla në laboratorë dhe në pajisje të caktuara.

Teknologjia e re që do të përbëhet nga qarqe të lehta dhe fleksibël dhe do të çojë në krijimin e një teknologjie unike: një kompjuteri tablet të përkulshëm, që mund të rrotullohet dhe paloset.

Kërkuesit në Universitetin e Surrey-t janë duke punuar me markën Philips për të zhvilluar një “tranzistor-me portë” (SGT) një lloj cirkuiti që do të prodhohet për të krijuar pajisje “inteligjente”.

Studime të mëparshme kanë gjetur se kjo teknologji mund të aplikohet për lloje të pajisjeve të ndryshme elektronike, për aq kohë sa ato do të përdorin baza analoge, por studimi i fundit gjeti se teknologjia SGT mund të aplikohet në qarqet dixhitale të brezit të ardhshëm. Tabletat e lëvizshme do të jenë në duart tona të ardhmen e afërt.

/Shekulli Online/L.B./


Kompjuteri që mund të rrotullohet dhe paloset Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi