Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Zbulohet financimi i “Xhihadit” të shqiptarëve- paratë vinin nga bizneset e besimtarëve Empty Zbulohet financimi i “Xhihadit” të shqiptarëve- paratë vinin nga bizneset e besimtarëve

Fri 14 Mar 2014 - 10:17
Message reputation : 100% (1 vote)
Sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda, financimi bëhej kryesisht nga besimtarë myslimanë, të cilët zotërojnë biznese në Tiranë dhe rrethe, shkruan "Gazeta Shqiptare"
Zbardhen detaje rreth mënyrës sesi financohej 'celula' terroriste në Tiranë, e cila rekrutonte dhe dërgonte për xhihad në Siri besimtarë myslimanë. Sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda, financimi bëhej kryesisht nga besimtarë myslimanë, të cilët zotërojnë biznese në Tiranë dhe rrethe. Paratë dorëzoheshin cash dhe jo në bankë, për të shmangur dyshimet e policisë, me qëllim që të mos bëheshin objekt vëzhgimi, pasi në këtë mënyrë do të zbuloheshin.
"Për dhjetë muaj kemi vëzhguar me agjentë të infiltruar të gjitha veprimet e të dyshuarve. Kemi arritur të provojmë me pamje filmike dhe me foto momentet kur të dyshuarit takoheshin, si dhe dorëzonin paratë te njëri-tjetri. Burimi i parave janë bizneset e besimtarëve", tha një burim i prokurorisë. Organi i akuzës ka hedhur dritë dhe mbi mënyrën sesi rekrutoheshin dhe dërgoheshin në Siri besimtarët. Në dosjen e prokurorisë, ndodhen disa video të filmuara në ambientet e xhamive nga agjentët e infiltruar të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Antiterrorit. Në video shfaqen të dyshuarit, kryesisht dy imamët e vetëshpallur i Unazës së Re dhe asaj të Mzezit, duke bërë thirrje për xhihad.
Infiltrimi
Agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Antiterrorit për afro dhjetë muaj kanë vëzhguar hap pas hapi të dyshuarit si pjesëtarëve të celulës terroriste. Të infiltruarit kanë mundur të hyjnë në ambientet e brendshme të xhamive, pasi janë hequr si besimtarë. Në këtë mënyrë, kanë mundur të sigurojnë prova të pakundërshtueshme, ku imamët e vetëshpallur bënin thirrje për xhihad. Gjithashtu, kanë filmuar dhe fotografuar momente të ndryshme, kur shkëmbeheshin paratë dhe sapo siguroheshin financimet, besimtarët në shumë raste dhe me familjet e tyre, gra e fëmijë dërgoheshin drejt Sirisë. Rezulton se të paktën 50 besimtarë janë dërguar në Siri për tu bërë pjesë e luftimeve. Sipas prokurorisë rruga që ndiqej për të mbërritur në Risi, ishte përmes Aeroportit të Rinasit me destinacion Turqinë. Prej andej, kalonin në Siri, me shumë gjasë me identitete të ndryshuara.
Operacioni
Operacioni për kapjen e të dyshuarve për terrorizëm u zhvillua përgjatë mëngjesit të së martës, në disa qytete njëkohësisht. Policia i arrestoi dy imamët e vetëshpallur, atë të xhamisë së Unazës së Re Genci Balla dhe ai i xhamisë së Mzezit, Bujar Hysa, në momentin kur kishin shkuar për të kryer ritin e faljes. Në pranga përfunduan dhe gjashtë besimtarë, njëri prej të cilëve u ndalua në mbrëmjen e po asaj dite. Gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve u bllokuan armë, libra që nxisin urrejtjen fetare, si dhe dokumente identiteti në gjuhën arabe. Sipas prokurorisë Balla konsiderohet organizatori i rekrutimit dhe dërgimit të besimtarëve myslimanë në Siri.
"Genci Balla është i njohur në qarqet radikale të vendit si një ndër teologët më të spikatur të rrymës "Tekfiriste". Balla është një ndër teologët më radikalë që propagandon Islamin e dhunshëm, nxit urrejtjen ndaj besimtarëve dhe besimeve të tjera, nxit frymën e përçarjes brenda komunitetit mysliman, si dhe është një nga frymëzuesit dhe organizatorët kryesorë në rekrutimin, organizimin dhe dërgimin e besimtarëve myslimanë Shqiptarë për xhihad luftarak në Siri", thuhet në dosjen e prokurorisë./Gazeta Shqiptare/
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Zbulohet financimi i “Xhihadit” të shqiptarëve- paratë vinin nga bizneset e besimtarëve Empty Re: Zbulohet financimi i “Xhihadit” të shqiptarëve- paratë vinin nga bizneset e besimtarëve

Fri 14 Mar 2014 - 19:50
Legjenda shkruajti:Sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda, financimi bëhej kryesisht nga besimtarë myslimanë, të cilët zotërojnë biznese në Tiranë dhe rrethe, shkruan "Gazeta Shqiptare"
Zbardhen detaje rreth mënyrës sesi financohej 'celula' terroriste në Tiranë, e cila rekrutonte dhe dërgonte për xhihad në Siri besimtarë myslimanë. Sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda, financimi bëhej kryesisht nga besimtarë myslimanë, të cilët zotërojnë biznese në Tiranë dhe rrethe. Paratë dorëzoheshin cash dhe jo në bankë, për të shmangur dyshimet e policisë, me qëllim që të mos bëheshin objekt vëzhgimi, pasi në këtë mënyrë do të zbuloheshin.
"Për dhjetë muaj kemi vëzhguar me agjentë të infiltruar të gjitha veprimet e të dyshuarve. Kemi arritur të provojmë me pamje filmike dhe me foto momentet kur të dyshuarit takoheshin, si dhe dorëzonin paratë te njëri-tjetri. Burimi i parave janë bizneset e besimtarëve", tha një burim i prokurorisë. Organi i akuzës ka hedhur dritë dhe mbi mënyrën sesi rekrutoheshin dhe dërgoheshin në Siri besimtarët. Në dosjen e prokurorisë, ndodhen disa video të filmuara në ambientet e xhamive nga agjentët e infiltruar të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Antiterrorit. Në video shfaqen të dyshuarit, kryesisht dy imamët e vetëshpallur i Unazës së Re dhe asaj të Mzezit, duke bërë thirrje për xhihad.
Infiltrimi
Agjentë të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Antiterrorit për afro dhjetë muaj kanë vëzhguar hap pas hapi të dyshuarit si pjesëtarëve të celulës terroriste. Të infiltruarit kanë mundur të hyjnë në ambientet e brendshme të xhamive, pasi janë hequr si besimtarë. Në këtë mënyrë, kanë mundur të sigurojnë prova të pakundërshtueshme, ku imamët e vetëshpallur bënin thirrje për xhihad. Gjithashtu, kanë filmuar dhe fotografuar momente të ndryshme, kur shkëmbeheshin paratë dhe sapo siguroheshin financimet, besimtarët në shumë raste dhe me familjet e tyre, gra e fëmijë dërgoheshin drejt Sirisë. Rezulton se të paktën 50 besimtarë janë dërguar në Siri për tu bërë pjesë e luftimeve. Sipas prokurorisë rruga që ndiqej për të mbërritur në Risi, ishte përmes Aeroportit të Rinasit me destinacion Turqinë. Prej andej, kalonin në Siri, me shumë gjasë me identitete të ndryshuara.
Operacioni
Operacioni për kapjen e të dyshuarve për terrorizëm u zhvillua përgjatë mëngjesit të së martës, në disa qytete njëkohësisht. Policia i arrestoi dy imamët e vetëshpallur, atë të xhamisë së Unazës së Re Genci Balla dhe ai i xhamisë së Mzezit, Bujar Hysa, në momentin kur kishin shkuar për të kryer ritin e faljes. Në pranga përfunduan dhe gjashtë besimtarë, njëri prej të cilëve u ndalua në mbrëmjen e po asaj dite. Gjatë kontrolleve në banesat e të dyshuarve u bllokuan armë, libra që nxisin urrejtjen fetare, si dhe dokumente identiteti në gjuhën arabe. Sipas prokurorisë Balla konsiderohet organizatori i rekrutimit dhe dërgimit të besimtarëve myslimanë në Siri.
"Genci Balla është i njohur në qarqet radikale të vendit si një ndër teologët më të spikatur të rrymës "Tekfiriste". Balla është një ndër teologët më radikalë që propagandon Islamin e dhunshëm, nxit urrejtjen ndaj besimtarëve dhe besimeve të tjera, nxit frymën e përçarjes brenda komunitetit mysliman, si dhe është një nga frymëzuesit dhe organizatorët kryesorë në rekrutimin, organizimin dhe dërgimin e besimtarëve myslimanë Shqiptarë për xhihad luftarak në Siri", thuhet në dosjen e prokurorisë./Gazeta Shqiptare/



Shyqyr pastrohet Shqiperia nga plehrat, se u mbush kazani i plehrave...  Zbulohet financimi i “Xhihadit” të shqiptarëve- paratë vinin nga bizneset e besimtarëve 2178555173 
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet financimi i “Xhihadit” të shqiptarëve- paratë vinin nga bizneset e besimtarëve Empty Re: Zbulohet financimi i “Xhihadit” të shqiptarëve- paratë vinin nga bizneset e besimtarëve

Sat 15 Mar 2014 - 0:10
Celula terroriste: “S'duam avokat, na mbron Allahu”
Lihen në burg dy imamët, kuzhinieri dhe një nga financuesit. Thirrje në Facebook për protesta kundër shtetit ‘tagut’. Mbështetësit me emra arabë dhe supermafiozësh

Nikoleta Kovaçi

- Kanë dalë që herët në mëngjes dhe janë vendosur përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda. Kanë qëndruar aty për disa minuta, ndërsa Forcat Speciale të policisë mbërritën në dyert e Gjykatës dhe bënë të mundur spostimin e tyre. Mbështetësit e dy imamëve të vetëshpallur dhe të 6 personave të tjerë të arrestuar nën akuzën e përfshirjes, nxitjes dhe financimit të terrorizimit, janë rikthyer sërish në mesditë, ndërsa ishte lajmëruar se hyrja e ‘vëllezërve’ të tyre do të bëhej nga krahu tjetër i gjykatës. Në rrugën, që njihet edhe si ‘Rruga e Burgut” në orën 15, 00, kohë që përkonte edhe me nisjen e seancës gjyqësore për vlerësimin e masës së arrestit për katër prej tetë të të arrestuarve të dy ditëve më parë, janë bashkuar me dhjetëra mbështetës. Qëndronin të bashkuar në grupe dhe shumë prej tyre evitonin edhe përballjen me kamerat dhe aparatët. Ndërsa mjeti i policisë me dy imamët, Genci Balla e Bujar Hysa, si dhe Fadil Muslimani dhe Zeqir Imeri hyn brenda ambienteve të gjykatës, nën masa të rrepta sigurie, mbështetësit nuk kanë bërë asnjë thirrje, ndërsa gjithë rruga vendoset nën mbikëqyrjen e agjentëve civilë dhe të uniformave blu. Pas përfundimit të seancës gjyqësore dhe daljes së automjetit të policisë me katër të prangosurit, mbështetësit kanë përshëndetur udhëheqësit e tyre shpirtëror. Ndërsa frekuentuesit e xhamive të Unazës së Re dhe të Mëzezit, pritet të dalin ditën e sotme në dy protesta, pas faljes së namazit, teksa qëndrojnë para gjykatës ata refuzojnë të jenë të pranojnë se janë në dijeni të protestës që është lajmëruar në rrjetin social Facebook, i hapur dy ditë më parë në mbështetje të të arrestuarve dhe të akuzuarve për nxitje të terrorizmit.

Seanca

“Nuk dua avokat. Më mbron Allahu”. Kështu kanë nisur komunikimin e parë me gjykatën katër të arrestuarit e parë që u paraqiten ditën e djeshme para Sandër Simonit. Genci Balla, imami i xhamisë së Unazës së Re, Bujar Hysa, imam i xhamisë së Mëzezit, Fadil Muslimani, kuzhinieri i xhamisë dhe Zeqir Ymeri, financues janë paraqitur para gjykatës, duke mohuar të gjitha akuzat që janë ngritur kundër tyre ndërsa kanë refuzuar të marrin avokat. Në këtë pikë ka ndërhyrë gjyqtari Simoni, i cili ka caktuar tre avokat kryesisht që do të mbrojnë interesat e të arrestuarve mëngjesin e të martës në Tiranë. Mësohet se ditën e sotme do të mbërrijnë edhe katër të tjerët, që do të njihen me masën e sigurisë, ndërsa që të gjithë kanë akuza të njëjta për të cilat do të vijojnë të hetohen. Referuar të dhënave që vijnë nga grupi i hetimit bëhet me dije se po punohet me grumbullimin e provave ndërsa që prej ditës së martë, kohë edhe kur ka ndodhur prangosja e 8 prej pjestarëve të xhamive të panjohura nga Komuniteti Musliman dhe shpalljes në kërkim të 5 personave të tjerë, policia me një plan të detajuar masash ka kryer kontrolle edhe në disa xhami të tjera, në rrethe të ndryshme, të cilat janë në qendër të investigimeve të ekspertëve të hetimit. Prokurorja e çështjes ka vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e personave, duke i kërkuar gjykatës që të arrestuarit të lihen nën masën e sigurisë arrest me burg, deri në sqarim të plotë të të gjitha rrethanave të çështjes dhe akuzat, për dy imamët e vetëshpallur, janë të rënda, pasi prokuroria e Krimeve të Rënda, i ka cilësuar organizatorët e rekrutimit dhe të dërgimit të besimtarëve për të luftuar në Siri.

Kontrollet, blindohet Mëzezi

Zona në të cilën ushtronte aktivitetin prej imami të vetëshpallur Bujar Hysa, që prej mëngjesit të së martës është kthyer në vendqëndrimin e policisë. Lagjja e Mëzezit, mbase një ndër lagjet më të parrahura nga blutë, tashmë është nën mbikëqyrjen e policisë, ku, gjatë gjithë mbrëmjes së martë dhe të mërkurës deri të enjten në mëngjes, janë ushtruar kontrolle banesash, mjetesh, individësh të dyshuar për lidhje me Hysën dhe personat e tjerë që konsideroheshin si besimtarët e xhamisë së Mëzezit. Njëkohësisht bëhet me dije se nën të njëjtën masë kontrollesh kanë qëndruar edhe zonat nga vijnë të arrestuarit, kryesisht Pogradeci dhe një tjetër xhami në periferinë e Tiranës. Njëkohësisht, sipas të dhënave të policisë, pritet një kontroll edhe në një fshat të Tiranës, në të cilin mendohet se janë të strehuar një bazë e madhe besimtarësh me prirje të tilla.



Imami i Mëzezit në gjykatë: Policia hyri mbathur në xhami

I vetëshpalluri si imam i xhamisë së Mëzezit, ndryshe tre personave të tjerë, të cilët nuk kanë patur asnjë lloj pretendimi para gjykatës, ka ‘paditur’ veprimet e policisë pasi sipas tij kanë thyer rregullat e hyrjes në xhami. Në momentin, kur gjykatësi i Krimeve të Rënda ka pyetur të pandehurit nëse kishin ndonjë pretendim për ushtrim dhune nga ana e policisë, Bujar Hysa i ka treguar gjykatës se policia kishte hyrë me këpucë në xhami, një akt i ndaluar ky sipas tij. Ndërsa po ashtu siç edhe Balla ai ka mohuar në mënyrë kategorike të përfaqësohet nga një avokat pasi mbrojtësi itij është Allahu. Hysa, i cili ka ushtruar aktivitetin e tij në xhaminë e Mëzezit, ndërkohë ishte edhe mësues në shkollën ‘sekrete’ që gjendej brenda xhamisë së Ballës, konsiderohet nga hetuesit si një nga rekrutuesit më me influencë për të siguruar ushtar që do të shkonin në Siri për të luftuar. Njëkohësisht mësohet se policia dhe prokuroria kanë arritur të sekuestrojnë edhe një libër të shkruar prej tij në të cilin shfaqen hapur prirjet drejt rrymës Takfiriste, ndërsa kundër tyre përgjatë dy ditëve kanë dalë jo vetëm Komuniteti Musliman, por edhe imamë të ndryshëm nëpër rrethe.
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Zbulohet financimi i “Xhihadit” të shqiptarëve- paratë vinin nga bizneset e besimtarëve Empty Re: Zbulohet financimi i “Xhihadit” të shqiptarëve- paratë vinin nga bizneset e besimtarëve

Sat 22 Mar 2014 - 0:06
Celula terroriste e Tiranës, zbulohet vendi ku luftojnë xhihadistët shqiptarë në Siri
Një nga bazat ku është përqendruar kampi i shqiptarëve në Siri mësohet se është Al Bab, 40 kilometër në verilindje të Aleppo-s. Merren në pyetje të kthyerit nga Siria, një prej tyre vëllai i Edmond Ballës
Zbulohet financimi i “Xhihadit” të shqiptarëve- paratë vinin nga bizneset e besimtarëve Edmond
Nikoleta Kovaçi

-Denis Hamza është i riu nga një fshat i Pogradecit, i cili është shkolluar në Itali. Pas përfundimit të studimeve i riu është kthyer në Shqipëri, e madje në vendin e tij të lindjes. Aty është takuar me Almir Dacin dhe që prej asaj kohe ai mësohet se është shmangur nga familja e tij. Denis Hamzaj, është ndër personat e zhdukur fati i të cilit ende nuk dihet nëse është gjallë apo është vrarë, ndërsa mësohet se ai ka marrë me vete edhe gruan dhe fëmijën. Mirëpo nga hetimet ka rezultuar se Almir Daci, ka lajmëruar për vdekjen e tij një person tjetër nga Pogradeci, të cilit i ka dhënë edhe lajmin e vdekjes së kushëririt të tij. Nga biseda e Dacit me kushëririn e një tjetër të rëni në luftën e Sirisë është mësuar se edhe Denisi është vrarë, por nuk dihet se në çfarë rrethanash dhe se ku është trupi i tij.

Denoncim publik

Familjarët e Denisit ngrenë pikëpyetje të mëdha, ndërsa dje vetë tezja e tij ka dalë dhe ka denoncuar zhdukjen pa gjurmë të nipit, ku edhe ka deklaruar se ai, pasi ka shkuar një herë, nuk dihet se në çfarë vendi, por ka deklaruar se ka qenë në Arabi, është kthyer dhe ka marrë edhe familjen e tij dhe është larguar në drejtim të paditur. Referuar të dhënave të prokurorisë, të cilët bazohen edhe në informacionet e SHISH-it, mbi viktimat shqiptare të konflikteve siriane mësohet se emri i Denis Hamzajt është në grupin e personave që rezultojnë të zhdukur, ndërsa nuk dihet ende se ku gjendet familja e tij. Hetimet janë përqendruar pikërisht në aktivitetin e Almir Dacit, personit që sipas të dhënave të prokurorisë dhe të policisë ka qenë konsideruar edhe si imami i xhamisë së Leshnicës, ku edhe ka kryer rekrutimin e personave që kanë ikur nga ajo zonë në drejtim të Sirisë për të luftuar në emër të Xhihadit të shenjtë. Policia dhe ekspertë të hetimit gjenden në zonat e Librazhdit dhe të Pogradecit prej shumë kohësh ku po kryejnë hetime, ndërkohë që ditën e ndërmarrjes së operacionit janë shoqëruar me dhjetëra persona të asaj ane. Të afërm të Denisit kanë kërkuar edhe në policinë e Pogradecit të njihen me informacione në lidhje me fatin e njeriut të tyre, ndërkohë që sipas të dhënave të gjitha deponimet e tyre janë bashkëngjitur në dosjen e hetimit të grupit që u konsiderua si celula terroriste e Tiranës. Të afërmit i kanë shpjeguar policisë se, pas ardhjes së lajmit të vdekjes së Ervis Alinjit, është kërkuar të kontaktohet më shpesh me Denisin dhe bashkëshorten e tij, e cila gjendet në kampet e luftës bashkë me fëmijën e saj, por ata kanë treguar se gruaja nuk iu ka dhënë asnjë lloj shpjegimi mbi fatin e bashkëshortit të saj dhe të djalit të tyre. Njëkohësisht ekspertët po punojnë intensivisht në lidhje me gjurmimin e Almir Dacit, personit që dyshohet se ka informacionet e duhura në lidhje me fatin e të gjithë xhihadistëve të atyre anëve që kanë marrë rrugëtimin drejt Sirisë për të luftuar kundër forcave të qeverisë.

Raporti për fëmijët

Ndonëse raportet vijnë në bazë të statistikave të besimtarëve që kanë ikur në drejtim të Sirisë, gjithsesi ditën e djeshme është bërë me dije se numri i fëmijëve shqiptarë që gjenden në kampet e luftës së Sirisë është vërtet i madh dhe mjaft shqetësues. Duke patur parasysh faktin se fëmijë janë të gjithë të moshave të mitura, numri i të cilëve shkon te 35, kompetentët e hetimin kanë marrë përsipër të krijojnë edhe dosje në lidhje me moshën dhe prindërit e tyre. Sipas informacioneve që dalin nga grupi i hetimit dhe bëhen publike mësohet se fëmija më i vogël që ka kaluar kufirin shqiptar në drejtim të Turqisë ka qenë vetëm 2 muajsh, ndërkohë që si prokuroria, ashtu edhe policia dhe SHISH-i pranojnë se të gjithë personat e skeduar kanë kaluar nga pikat kufitare pasi janë regjistruar edhe në sistemin TIMS. Ikjet nisën dy vite më parë, ndërkohë që ikja e Almira Kastratit bashkë me të birin, që sipas denoncimit të babait të djalit, rezulton dy vite më parë, paçka se ende nuk është bërë me dije se cili ka qenë destinacioni i parë për një ndër gratë e imamit të vetëshpallur të xhamisë së Unazës së Re, Genci Balla, mbi të cilin tashmë bien edhe akuzat më të mëdha të prokurorisë së Krimeve të Rënda. Zamir Mani ka deklaruar në prokurori se, kur bashkëshortja e tij iku dhe u martua me imamin e vetëshpallur, djali i tij ishte 4 vjeç, ndërsa i biri i tij sot është 7 vjeç dhe, sipas të dhënave, ai gjendet në Siri bashkë me nënën e tij. Sipas hetimeve të prokurorisë mësohet se në Siri, shumë prej personave që kanë ikur të luftojnë, kanë edhe gratë dhe fëmijët e tyre më vete, ndërsa numri i personave të dyshuar që kanë kapërcyer në Siri rritet çdo ditë, pasi janë familjarët që mbërrijnë te Krimet e Rënda dhe denoncojnë ikjet e njerëzve të tyre në drejtim të Turqisë apo të Arabisë. Hetuesit kanë fiksuar faktin se në asnjë prej dëshmive të xhihadistëve që kanë lënë në familjet e tyre, nuk përmendet gjëkundi fjala Siri, ndërkohë që të gjithë kanë treguar se do të iknin për një jetë më të mirë në Turqi ose në Arabinë Saudite.

Fëmijët e rritur dyshohet se janë pjesë e luftimeve

Pas hetimeve intensive, përgjimeve dhe informacioneve që kanë ardhur nga shërbimet ndërkombëtare, mësohet se ka dyshime të forta se djemtë në moshë të madhe të luftarëve të xhihadit që kanë ikur nga Shqipëria përdoren për luftë. Dyshimet kanë ardhur edhe pas zbulimit të shkollës brenda ambienteve të xhamisë së Unazës së Re në të cilën shërbente si imam Genci Balla dhe si lektor Bujar Hysa. Grupi i hetimit mësohet se ka hequr paralelizma mes predikimeve që janë bërë për xhihad në këtë xhami që shërbente edhe si shkollë dhe të miturve që kanë ikur në drejtim të Sirisë. Njëkohësisht janë identifikuar fëmijët që kanë qenë të strehuar në xhaminë e Genci Ballës dhe që pritet që shpejt të merren në pyetje edhe prindërit e tyre, ndonëse disa prej fëmijëve që kanë qenë të strehuar aty janë të gjithë lidhje e afërt me protagonistët e vënë në pranga, ose që kanë ikur në drejtim të Sirisë. Njëkohësisht grupi i hetimit është fokusuar edhe në identifikimin e xhihadistëve, të cilët dyshohet që janë plagosur në luftime dhe janë kthyer në drejtim të vendit tonë. Nuk dihet se sa është numri i tyre, por mësohet se ka informacione janë disa persona që gjenden në Shqipëri, të cilët janë kthyer pasi janë plagosur.shekulli.
Sponsored content

Zbulohet financimi i “Xhihadit” të shqiptarëve- paratë vinin nga bizneset e besimtarëve Empty Re: Zbulohet financimi i “Xhihadit” të shqiptarëve- paratë vinin nga bizneset e besimtarëve

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi