Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Dashurinë me serbet, shqiptarëve ua duan paratë Empty Dashurinë me serbet, shqiptarëve ua duan paratë

Fri 14 Jun 2013 - 21:30
Maqedonasit nuk kanë arsye për disponim antishqiptar ose ti konsiderojnë si vende jo mike Kosovën e Shqipërinë dhe të favorizojnë Serbinë, për shkak se Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet vende në rajon me të cilat Maqedonia ka bilance pozitive ekonomike

Zejnulla VESELI

Shkup, 14 qershor - Anketa e fundit e institutit “Dimitrija Çupovski” e realizuar në muajin maj, por edhe disa të tjera të realizuara vite më parë, tregojnë se maqedonasit nuk e shohin si fqinjë të mirë Kosovën dhe Shqipërinë. Madje anketa nxori në shesh se dy vendet fqinje shihen si rrezik për maqedonasit, kurse si vende mike shihen Serbia dhe Bullgaria. Akademiku Abdylmenaf Bexheti në një analizë të tij nxjerr në pah absurditetet e kësaj qasje të maqedonasve ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe të preferencave që më të afërt i ndjejnë serbët dhe ose edhe romët se sa bashkëqytetarët e tyre shqiptar. Për të është e pashpjegueshme ky animozitet ndaj shqiptarëve të këtushëm dhe të Shqipërisë e Kosovës, duke patur parasysh faktin se shqiptarët në përgjithësi e mbajnë gjallë ekonominë e Maqedonisë. “Shtrohet çështja se ku buron kjo energji dhe vallë çfarë të keqe dhe rreziku shohin nga ne bashkëqytetarët e tyre si mbushës më të mëdhenj të buxhetin, kurse pikërisht kosovarët dhe shqiptarët e Shqipërisë këto 10 vitet e fundi e mbajnë gjallë ekonominë e Maqedonisë”, vëren ai. Akademiku Bexheti thekson se shqiptarët në Maqedoni  janë kontribuuesit më të mëdhenj me transferta dhe remitime financiare nga bota e jashtme, të hyra këto që janë burimi më i madh i shpëtimit ekonomik të vendit. “Poashtu sipas konsumit të përgjithshëm, sërish shqiptarët janë tatimpaguesit më të mëdhenj në vend. Incidenca fiskale ndaj shqiptarëve është shumë më e madhe se ndaj tjerëve dhe shqiptarët, krahasuar me kontributin e tyre fiskal, thithin shumë pak. Me një fjalë, shqiptarët janë financues neto të buxhetit të shtetit”, thotë Bexheti. Gjithashtu, ai vëren se Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet vende në regjion me të cilat Maqedonia ka bilance pozitive ekonomike. “Edhe pse Maqedonia reflekton ose eksporton energji negative ndaj tyre, bile me përpjesëtim të zhdrejtë, vlera e madhe e suficitit e më këtë edhe përfitimi ekonomik pasohet me nivelin më të madh në reflektimin e urrejtjes. Shqiptarët e Kosovës dhe Shqipërisë nga aspekti ekonomik paraqesin tregun më të rëndësishëm për Maqedoninë. Kosova, në vlera absolute, menjëherë pas Gjermanisë është partneri më i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë me një suficit të lartë tregtar, kurse në përmasa relative sigurisht se bindshëm ia kalon edhe Gjermanisë për nga rëndësia. Nëse bëhen edhe krahasimet e cilësisë dhe çmimeve margjinale, sigurisht që Kosova është pakrahasimisht absorbuesja më e madhe e prodhimeve substandarde të Maqedonisë. Ndërsa në anën tjetër Serbia gjithë kohës ka qenë treg deficitar për Maqedoninë”, thotë Bexheti.
Profesoresha e ekonomisë në Universitetin e Evropës Juglindore, Shenaj Haxhimustafa, vlerëson se mllefi i qytetarëve maqedonas ndaj bashkëqytetarëve të tyre shqiptar dhe ndaj Kosovës dhe Maqedonisë si vende fqinje, nuk do të ndikojë në uljen e këmbimit tregtar me këto dy vende, mirëpo ajo thekson se poltikanët në Maqedoni duhet të jenë të kujdesshëm me deklaratat e tyre.  “Qytetar asnjëherë nuk duhet të jenë pre e deklaratave politike të cilët shpeshherë i përdorin politikanët për acarimin e marrëdhënieve etnike në vend si dhe me vendet fqinje siç janë Kosova dhe Shqipëria” thotë Haxhimustafa. Ajo shpreson se komuniteti i biznesit në Maqedoni nuk do të bie viktimë e preferencave negative për shqiptarët nga anketat, por se do të vazhdojë edhe në të ardhmen të shfrytëzojë të gjitha mundësit për përfitimin e këtyre dy tregjeve. “Kam shpresë se komuniteti i biznesit nuk do të jenë nën ndikimin e ndjenjave nacionaliste, por se do të punojnë më shumë në rritjen e këmbimit tregtar me Kosovën dhe Shqipërinë, të cilat pothuajse dukshëm e ndihmojnë ekonomikisht Maqedoninë”, vlerëson profesoresha e ekonomisë Shenja Haxhimustafa. Ndryshe, anketa e institutit “Dimitrija Çupovski” mes tjerash tregon se Serbia është vendi dhe fqinji që më së shumti ia do të mirën Maqedonisë, kurse Shqipërinë, Kosovën dhe Greqinë i kanë futur me një thes, edhe atë vetëm 0.5 për qind e maqedonasve të anketuar mendojnë se këto vende ia dëshirojnë të mirën Maqedonisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi